Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Trump i përgjigjet Teheranit: Kërkon dëmshpërblim për viktimat

    August 11, 2026

    Trump firmos urdhrin për ndarjen e vaksinave të fëmijëve në SHBA

    August 11, 2026

    Fluks i lartë mjetesh në Korçë, rëndohet qarkullimi në akset kryesore

    August 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Mesazhi i dashurisë” që shkaktoi dy viktima, zbardhen detaje nga tragjedia në Maliq

    Aktualitet August 1, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Detaje të reja kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku Luiza Mullalli u vra nga bashkëshorti i saj, me të cilin ishin në proces ndarjeje, Gjergji Mullalli.

    Bëhet me dije se ka qenë një mesazh që ka çuar në keqkuptime mes çiftit. Të paktën kështu është zbuluar nga dëshmitë e dhëna në vitin 2018 nga të dy viktimat, kur atë kohë Luiza kërkonte urdhër mbrojtje.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Emisioni “Uniko” ka publikuar këto dëshmi, ku sqarohet se Luiza dhe Gjergji ishin martuar 25 vite me parë. Deri në vitin 2018 gjithçka dukej se po shkonte mirë kur një natë siç provohet dhe nga vendimi i gjykatës për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, njëra prej vajzave gjatë muajit korrik kishte gjetur një mesazh dashurie në telefonin e të atit Gjergjit.

    Ky mesazh që ishte dërguar nga një zonjë që njihej nga të dy bashkëshortët që në vitin 2010 shërbeu si zanafillë e një konflikti të vazhdueshëm në 5 vite që përfundoj tragjikisht me 2 viktima.

    Në vendimin e Gjykatës së Korçës të 4 tetorit të vitit 2018 sqarohet se Luiza Mullalli në atë kohë 41 vjeçe kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj Gjergjit pasi e kishte dhunuar, dëshmitare në këtë rast kishin qenë dy vajzat e tyre.

    Luiza kërkoi që në gjykatë të merreshin në pyetje dhe dy vajzat të cilat gjatë dëshmisë konfirmuan pretendimet e Luizës duke deklaruar se shkaku i mosmarrëveshjeve ka qene një mesazh i gjetur në telefonin e babait të tyre, kurse më datë 14 shtator 2018 babai ka kapur për fyti mamanë dhe e ka goditur për shkak se ajo e kishte hapur derën me një kaçavidë.

    Pas këtij rasti situata bashkëshortore mes tyre vijonte të ishte e tendosur dhe shpesh herë kishte akte të tjera dhune të cilat nuk ishin denoncuar nga Luiza pasi donte të ruante familjen.

    Situata bëhet e padurueshme dhe më 6 nëntor të vitit 2022, Luiza paraqitet në dyer e organeve të drejtësisë për të kërkuar mbrojtje pasi ndihej e rrezikuar seriozisht për jetën nga bashkëshorti i saj Gjergji. Pas kësaj situate dhune të përsëritur dhe pamundësie për vijimin e bashkëjetesës, më datë 23 shkurt 2023 Luiza Mullalli paraqiti në gjykatë kërkesën për zgjidhje të martesës.

    Pas urdhrit të parë të mbrojtjes Gjergji theksoi konsumimin e alkoolit. Ndërsa pas urdhrit të mbrojtjes së vitit 2022 ai u zhvendos të jetonte tek shtëpia e prindërve pak metra më larg ku dhe me ta sipas banorëve nuk kishte një sjellje të mirë dhe i kishte lënë në një dhomë pasi iu thoshte se shtëpia ishte tij.

    Banorët e fshati shprehen se Gjergji kishte dyshime se Luiza e tradhtonte, dyshime të cilat nuk arriti t’i vërtetonte asnjëherë. Sipas të njëjtave burime nga fshati 55 -vjeçari ishte i mërzitur me Luizën pasi shprehej se ia kishte kthyer të 3 fëmijët kundër. Por pa kaluar 3 muaj nga kërkesa për zgjidhje të martesës me datën 19 maj 2023 Luiza i drejtohet sërish gjykatës për akuzën ndaj bashkëshorti për dhunë në familje.

    Më datë 19 korrik kishin patur seancën e fundit të zhvilluar për zgjidhjen e martesës ndërsa seanca e radhës ishte caktuar me datën 04 tetor 2023. Por, tashmë asnjeri prej tyre tashmë nuk jeton.

    Gjergji Mullalli pak orë pas vrasjes së bashkëshortes u vetëvra në një shtëpi e braktisur që ndodhej pranë furrës së bukës të fshatit Zëmblak.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Trump i përgjigjet Teheranit: Kërkon dëmshpërblim për viktimat

    August 11, 2026

    Trump firmos urdhrin për ndarjen e vaksinave të fëmijëve në SHBA

    August 11, 2026

    Fluks i lartë mjetesh në Korçë, rëndohet qarkullimi në akset kryesore

    August 11, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Trump i përgjigjet Teheranit: Kërkon dëmshpërblim për viktimat

    August 11, 2026

    Trump firmos urdhrin për ndarjen e vaksinave të fëmijëve në SHBA

    August 11, 2026

    Fluks i lartë mjetesh në Korçë, rëndohet qarkullimi në akset kryesore

    August 11, 2026

    Zbehja e protestës në Tiranë dhe llogaritë e shtatorit

    August 11, 2026

    Klubi korçar përgënjeshtron zërat për merkaton: Jemi në proces verifikimi me FIFA-n

    August 10, 2026

    Dëshmia e të dyshuarit për vrasjen e 20-vjeçarit në Korçë pas konfliktit

    August 10, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Klubi korçar përgënjeshtron zërat për merkaton: Jemi në proces verifikimi me FIFA-n

    August 10, 2026

    Dëshmia e të dyshuarit për vrasjen e 20-vjeçarit në Korçë pas konfliktit

    August 10, 2026

    Pezullohet komanda e policisë Himarë për 5-katëshin pa leje

    August 10, 2026
    Më të klikuarat

    Kujtohet regjisori korçar Emil Bibolli në 61-vjetorin e lindjes

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston forcat kundër grekëve të Panetolikos këtë të shtunë

    August 7, 2026

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.