Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Mësuesja që nuk dorëzohet” – Thirrje urgjente për reformë në arsimin shqiptar: “Ndryshoni sistemin, riktheni dinjitetin e shkollës!”

    Aktualitet July 9, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një mësuese, që dëshiron të mbetet anonime, i drejtohet me një thirrje të fortë dhe të sinqertë Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve arsimore, duke kërkuar ndryshime rrënjësore në sistemin arsimor shqiptar.

    Letra e saj prek thellë problematikat që, sipas saj, po e çojnë arsimin drejt një rënieje të frikshme të vlerave. Ajo shkruan:

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Po ju drejtohem me një thirrje të fortë dhe të sinqertë, si një mësuese që e dashuron profesionin dhe që çdo ditë përpiqet të japë më të mirën për nxënësit e saj, por që sot ndihet e brengosur dhe e pafuqishme përballë një sistemi që ka nevojë për ndryshim të menjëhershëm.”

    Një nga shqetësimet kryesore të saj është mënyra e zhvillimit të provimeve të minimaturës dhe maturës:

    “Mënyra e zhvillimit të provimeve të minimaturës dhe maturës është një sistem i dështuar. Provimet duhet të administrohen dhe të vlerësohen nga vetë mësuesit e lëndës, të cilët njohin nxënësit, nivelin e tyre dhe e kanë ndjekur progresin gjatë gjithë vitit. Mësuesi administrator, që nuk njeh nxënësit, nuk ka pse të përballet me stresin dhe përgjegjësinë e situatave të vështira. Ky model vetëm e rrit presionin dhe cenon sigurinë e mësuesve.”

    Mësuesja kërkon rishikim të thellë të programeve mësimore, duke synuar një shkollë që nuk është vetëm teori:

    “Kërkoj që programet mësimore të rishikohen thellësisht, duke shtuar më shumë përmbajtje praktike, më shumë orë edukimi dhe aktivitete argëtuese me rregull. Të futet urgjentisht një lëndë për sjelljen, me peshë në dëftesë, ku nxënësi vlerësohet me notë dhe nuk kalon klasën nëse nuk respekton rregullat bazë të sjelljes dhe bashkëjetesës në shkollë. Mos shpenzoni më miliona për trajnime teorike që nuk ndryshojnë realitetin. Investoni konkretisht për të ndërtuar një brez më të mirë, me vlera dhe me vizion.”

    Një tjetër shqetësim është mungesa e mbështetjes institucionale për mësuesit:

    “Mësuesi është bërë tabelë qitjeje në çdo situatë problematike. Nxënësi sillet keq? Mësuesi fajësohet. Prindi ankohet? Drejtori kërkon llogari mësuesit. Dhe përgjigjja e vetme që marrim është: ‘Gjej mënyrën për të komunikuar’. Por kjo nuk është zgjidhje! Mësuesi nuk duhet të bartë mbi supe të gjithë barrën e dështimeve të sistemit. Ai ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme, për të shkëlqyer dhe për të pasur sukses në misionin e tij fisnik.”

    Në fund, mësuesja ngre alarmin për rrezikun që i kanoset brezit të ri:

    “Sot, shumë mësues, përfshirë edhe mua, pyesim veten çdo ditë: A do të mundem të vazhdoj kështu? A do të arrij të dal në pension si mësuese në këto kushte? Sepse, përballë lodhjes fizike dhe shpirtërore, përballë mungesës së respektit, përballë të rinjve që thonë: ‘S’na duhet shkolla, s’na hyn në punë’, është e vështirë të gjejmë forcë.”

    Ajo bën një thirrje për ndërhyrje të menjëhershme:

    “Na duhet një ndërhyrje e menjëhershme për të motivuar fëmijët që të duan dijen, të duan shkollën. Sepse kjo nuk është vetëm sfida e mësuesit, por e gjithë shoqërisë. Mësuesi mund të ndryshojë shumë, por jo i vetëm. Duhet bashkëpunim i të gjitha forcave: institucionet, prindërit, komuniteti.”

    Letra e saj mbyllet me një apel që të mos lihet arsimi në harresë:

    “Sinqerisht, po e shkruaj këtë letër me lot në sy dhe frikë të thellë për të ardhmen e brezave të rinj. Po shohim përditë rënie të vlerave, përçmim ndaj autoritetit, dhunë, shpërfillje dhe një humbje të madhe të lidhjes mes shkollës, familjes dhe fëmijës. Duhet të veprojmë tani, para se të jetë vonë.”

    “Ndryshoni sistemin arsimor! Jepuni mësuesve besimin, sigurinë dhe dinjitetin që meritojnë. Jepuni nxënësve arsimin që i përgatit për jetë, jo thjesht për nota. Dhe jepuni familjeve një arsye për të besuar se shkolla është vendi ku ndërtohet karakteri i një kombi.”

    Anonime – Një mësuese që nuk dorëzohet, por kërkon të dëgjohet.

    @portali shkollor

     

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    mesuese Ministria e Arsimit slide Thirrje per ndryshim
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.