Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në takimin e ministrave të vendeve të NATO-s: Të vendosur të përmbushim detyrimet ndaj Aleancës 

    Aktualitet February 16, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në takimin dyditor të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, që u mbajt në Bruksel.

    Në ditën e parë u zhvillua takimi i radhës i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrianës, i cili kishte në fokus vijimin e mbështetjes së Ukrainës në përpjekjet e saj për të përballuar agresionin rus.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ndërsa gjatë ditës së dytë u diskutua në lidhje me situatën e sigurisë Euro-Atlantike, deterrencën dhe mbrojtjen si dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Uashingtonit, i cili përkon me 75 vjetorin e krijimit të Aleancës.

    Gjatë fjalës së tij Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi theksoi vendosmërinë e Shqipërisë për përmbushjen e detyrimeve ndaj Aleancës. Një nga këto detyrime është dhe rritja e nivelit të shpenzimeve të mbrojtjes në 2% të PBB dhe shpenzimeve minimalisht prej 20 % të këtij buxheti për modernizimin e Forcave të Aarmatosura me pajisjet kryesore ushtarake. Ministri Peleshi nënvizoi vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar kontributin ushtarak përmes pjesëmarrjes në misionet dhe operacionet e NATO-s.

    Duke sjellë në vemendje situatën e brishtë të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, Ministri i Mbrojtjes theksoi se nuk duhen nënvlerësuar rreziqet e brendshme dhe të jashtme. “Është e rëndësishme që komuniteti Euro-Atlantik të flasë qartë dhe të tregojë vendosmërinë për përfshirjen e të gjithë rajonit në ombrellën e sigurisë Euro-Atlantike”, theksoi ministri Peleshi.

    Gjatë ndërhyrjesë së tij në këtë takim, Ministri i Mbrojtjes foli edhe për investimet infrastrukturore në Shqipëri, veçanërisht përgjatë korridorit të VIII si dhe Projektin e Porto Romanos. Sipas Peleshit, “këto investime përshtaten më së miri edhe me konceptin e “enamblemet” të NATO-s, aq të rëndësishëm në situatën e trazuar që po jetojmë. Këto projekte, krahas benefiteve kombëtare do të mbështesin më së miri forcat e përparuara të NATO-s, duke shkurtuar në mënyrë të konsiderueshme kohën e dislokimit”.

    Gjatë ministerialit dyditor, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi disa takime me homogë të vende të rajonit dhe Evropës.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Politikë slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Puna për Korridorin 8: Nis ndërtimi i tuneleve në kthesat e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd

    November 4, 2024

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.