Një 25 vjeçar është arrestuar nga Policia e Devollit pasi ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje dehur. Fatmirësish nuk është dëmtuar, por nga testi i alkoolot rezultoi se ishte në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë;
Qarku Korçë/Vihen në pranga 1 shtetas për veprën penale të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin H. B., 25 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kap pranë rrethrrotullimit të fshatit Miras, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


