Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Operacioni “Përsëritësit”, arrestohet 18-vjeçari në Korçë pasi theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje të tjera

    September 9, 2026

    Niko Peleshi takon ambasadoren e BE-së Sofia Moreira de Sousa

    September 9, 2026

    Reforma territoriale, OSBE nga Pogradeci: Shqipëria e vendos vetë

    September 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Mjeku pensionist hero, në këmbë për të ndihmuar njerëzit

    Aktualitet January 27, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe” – është një nga fjalitë e betimit të Hipokratit, fjali e cila mishërohet tek doktor Ylli Qirinxhi.

    Mjeku 73 vjeçar ka vendosur që edhe në këtë moshë të thyer, të shërbejë në zonën e thellë të Lekasit në Korçë, ku i duhet me orë të tëra të ecë për të shkuar tek banorët e 17 fshatrave të kësaj krahine.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Pasioni për profesionin dhe mundësia e anës fizike dhe mendore për të dhënë akoma shërbim në komunitet bëri që unë të vazhdoj të jem në punë. Një arsye tjetër e rëndësishme, duke parë mundësinë që duhet të japësh komunitetit shërbimin qoftë e në moshë pensioni, edhe kjo është një gjë e vlerësuar“- shprehet mjeku Ylli Qirinxhi.

    Të ecësh për afro 3 orë, në dëborë, në shi, e në çdo kohë e bën të vështirë punën për doktor Ylli.

    “Puna ka vështirësitë e veta normalisht sepse është larg, është vend malor, zona me malore e qarkut të Korçës, ka një shtrirje gjeografike shumë të madhe me 15 fshatra, ka vështirësine e komunikimit edhe të vajtjes në raste që paraqiten, por unë jam munduar të jap maksimumin tim për të arrityr objektivin e mjekut, për të dhënë shërbimin mjekësor për atë që është i sëmurë”.

    Vlerësimi më i madh për doktor Yllin është kur banorët të hapin derën me respekt.

    “Njerëzit kur marrin shërbimin dhe ndihen mirë të vlerësojnë maksimalisht. Të hapin derën e zemrën sepse vërtet njerëzit të vlerësojnë për punën që bën”.

    Deri sa të ketë fuqi, Ylli do të vazhdojë me hapat e tij drejt familjeve që kanë probleme shëndetësore në këtë zonë.

    “Sa më bëjë këmba e dora do u shërbej këtyre njerëzve. Sa te jem mirë nga ana mendore, përsëri do jem pjesë e këtij shërbimi në komunitet. Kënaqësia që ke për dhënien e shërbimit e eleminon vështirësine, mendoj këto janë disa nga arsyet të jemi të fortë e shumë afër njerëzve për të dhënë atë mundësi që kemi”.

    Ky është shembulli i mjekut pensionist hero, i cili ka vendosur të jetë afër njerëzve, me mundësitë që ai ka, për të plotësuar atë çka ai është betuar qysh në rini të tij, se do të jetë afër njerëzve deri në fuqitë e tij të fundit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Operacioni “Përsëritësit”, arrestohet 18-vjeçari në Korçë pasi theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje të tjera

    September 9, 2026

    Niko Peleshi takon ambasadoren e BE-së Sofia Moreira de Sousa

    September 9, 2026

    Reforma territoriale, OSBE nga Pogradeci: Shqipëria e vendos vetë

    September 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Operacioni “Përsëritësit”, arrestohet 18-vjeçari në Korçë pasi theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje të tjera

    September 9, 2026

    Niko Peleshi takon ambasadoren e BE-së Sofia Moreira de Sousa

    September 9, 2026

    Reforma territoriale, OSBE nga Pogradeci: Shqipëria e vendos vetë

    September 9, 2026

    Rreziku nga zjarret: Korça mes zonave të ekspozuara

    September 9, 2026

    Hitaj në Korçë: Policia më pranë qytetarëve dhe e dukshme në terren

    September 9, 2026

    Vjedhjet në Korçë: Arrestohet një 18-vjeçar, i dyti në kërkim

    September 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Operacioni “Përsëritësit”, arrestohet 18-vjeçari në Korçë pasi theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje të tjera

    September 9, 2026

    Niko Peleshi takon ambasadoren e BE-së Sofia Moreira de Sousa

    September 9, 2026

    Reforma territoriale, OSBE nga Pogradeci: Shqipëria e vendos vetë

    September 9, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.