Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Trump firmos urdhrin për ndarjen e vaksinave të fëmijëve në SHBA

    August 11, 2026

    Fluks i lartë mjetesh në Korçë, rëndohet qarkullimi në akset kryesore

    August 11, 2026

    Zbehja e protestës në Tiranë dhe llogaritë e shtatorit

    August 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Mjeshtri i Madh Josif Minga feston 71 vjetorin e lindjes, një profil i artistit që sot merr shumë urime

    Personazh June 14, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Josif Minga ka lindur në Korçë më 14 qershor 1953. Mbaroi shkollën e mesme “Themistokli Gërmenji”, duke e shfaqur qysh herët prirje muzikore. Mësimet e para i mori në fizarmonikë, ku spikati si instrumentist virtuoz duke u vlerësuar 3 herë me vendin e parë në festivale.

    Kreu studimet e larta në Institutitn e Lartë të Arteve dhe diplomohet në 1976, në degën Teori-Kompozim nën drejtimin e prof. Albert Paparisto dhe prof. Çesk Zadeja.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Për 13 vjet më pas punoi si pedagog i lëndëve artistike, solfezh, harmoni, orkestracion në shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në Korçë.Nga viti 1987-1993 u la të punojë si profesionist i lirë dhe nga viti 1993 e deri tani është prof.as. pranë Univesitetit “Fan. S. Noli”, Korçë në lëndët: Edukim Artistik, Filozofi Arti, Trashëgimi Kulturore.

    Josif Minga është përfshirë qysh herët me krijimtari, në të gjitha gjinitë muzikore. Duke filluar nga muzika vokale, me këngë të lehta, përpunime, albume romancash në bashkëpunime me këngëtare të spikatura si Afërdita Zonja, Eli Fara, sopranoja bullgare Violeta Kacori.

    Të shumta janë pjesëmarrjet në Festivalet e këngës në RTSH ku është vlerësuar me çmime. Për t’u përmendur janë edhe opera “Liceistët” (1986), opereta “Ditë gëzimi” (1979), si dhe 12 korale accapella për kor miks (2009). E spikatur dhe e vlerësuar ka qenë Tema me variacione për oboe dhe orkestër (1976), Rapsodia “+,-” (2009). Ka shkruar gjithashtu për muzikë dhome, muzikë filmi dhe teatri.

    Prej më shumë se 40 vitesh, Minga ka qenë edhe udhëheqës e drejtues artistik i ansambleve dhe grupeve të ndryshme folklorike e artistike të qarkut Korçë, me pjesëmarrje në aktivitete brenda dhe jashtë vendit.

    Josif Minga ka përpunuar rreth 120 këngë qytetare dhe popullore shqiptare. Për aktivitetin dhe kontributin e vet është vlerësuar me çmime dhe medalje të ndryshme, mes tyre me titullin e lartë Mjeshtër i Madh.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Klubi korçar përgënjeshtron zërat për merkaton: Jemi në proces verifikimi me FIFA-n

    August 10, 2026

    Dëshmia e të dyshuarit për vrasjen e 20-vjeçarit në Korçë pas konfliktit

    August 10, 2026

    Pezullohet komanda e policisë Himarë për 5-katëshin pa leje

    August 10, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Trump firmos urdhrin për ndarjen e vaksinave të fëmijëve në SHBA

    August 11, 2026

    Fluks i lartë mjetesh në Korçë, rëndohet qarkullimi në akset kryesore

    August 11, 2026

    Zbehja e protestës në Tiranë dhe llogaritë e shtatorit

    August 11, 2026

    Klubi korçar përgënjeshtron zërat për merkaton: Jemi në proces verifikimi me FIFA-n

    August 10, 2026

    Dëshmia e të dyshuarit për vrasjen e 20-vjeçarit në Korçë pas konfliktit

    August 10, 2026

    Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 21-vjeçarit pas konfliktit

    August 10, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Klubi korçar përgënjeshtron zërat për merkaton: Jemi në proces verifikimi me FIFA-n

    August 10, 2026

    Dëshmia e të dyshuarit për vrasjen e 20-vjeçarit në Korçë pas konfliktit

    August 10, 2026

    Pezullohet komanda e policisë Himarë për 5-katëshin pa leje

    August 10, 2026
    Më të klikuarat

    Kujtohet regjisori korçar Emil Bibolli në 61-vjetorin e lindjes

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston forcat kundër grekëve të Panetolikos këtë të shtunë

    August 7, 2026

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.