Në njësinë administrative Moglicë po vijon puna për rehabilitimin e urës mbi lumin Devoll, një strukturë kyçe për lidhjen e fshatrave Zerec, Dushar dhe zonave përreth. Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të qarkullimit dhe rritjes së sigurisë për banorët që e përdorin këtë urë çdo ditë.
Punimet nuk do të ndalen me kaq – ndërhyrje të ngjashme pritet të realizohen edhe në ura të tjera brenda territorit të Moglicës, si pjesë e një programi të gjerë për modernizimin e infrastrukturës rurale.
Ky proces rehabilitimi synon të afrojë më shumë zonat e thella me qendrat e banuara, duke lehtësuar aksesin dhe duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.



