Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Breshëri në Devoll shkatërron deri në 80% të fasules

    September 4, 2026

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Mokra n’Fest, ja ku mbahet eventi i madh dhe çfarë do të ofrojë

    Kulturë August 20, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Festa më e madhe që bën bashkë mokrarët dhe jovetëm por edhe shumë qytetarë nga Tirana, Elbasan, Korça, Librazhdi, Preenjasi etj dhe që ka në fokus nxjerrë në pah traditat, kulturën, historinë dhe natyrën e kësaj perle shqiptare do të zhvillohet në 23-24 Gusht në Potkozhan, vendlindjen e vëllezërve Zografi dhe vendlindjen e patriotes Maro Mokra Potkozhani. Zonë me monumente natyre dhe kulture ku potenciali turistik premton një të ardhme edhe më të bukur.

    Vendi i festës është menduar nga Bashkia e qytetit të jetë pranë Kishës së Shën Bitrit që i përket vitit 1159 dhe në sfond malin e Kozicit një tjetër atraksion natyror i zonës së Mokrës së Sipërme.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Zona është e njohur për njerzit bujarë, të buzëqeshur, fisnikë dhe mikpritës, me fshatra mjaft të bukur përreth dhe mullinj mokre.

    Një tjetër pjesë shumë interesante për tu parë nga afër janë edhe “Mullarët e Gurtë” ose “Gurët e Nuses” që janë pjesë e monumenteve natyroë të krijuar nga erozioni natyror.

    Kulaçi, lakrori, mishi në hell, prodhimet e banorëve të zonës nga zahiretë, mishi i thatë, nardeni, pekmezi, prodhimet e bulmetit do të jenë pjesë e panairit.

    Një ekspozitë dokumentare mjaft interesante me materiale që shfaqen për herë të parë do të jetë pjesë e festës e realizuar nga studiuesi Ledjan Zeqollari, duke shpluhurosur një pjesë të mirë të historisë së zonës.

    Nul do të mungojnë as aktivitetet sportive në zonë, makinat off road do jenë pjesë e shfaqjes, sporti me shigjeta me profesionistë të fushës, lojra për fëmijë, eksplorim me biçikleta malore të territorit.

    Shumë e veçantë pritet të jetë edhe nata e 23 Gushtit, ku është parashikuar camping në natyrë, vëzhgim yjesh me teleskop, guida turistike në sitet e zonës, karaoke, stand up komedi me Xhevair Zenelin dhe Kinema natyrore me filma të xhiruar në Pogradec e Mokër.

    Koncerti do të ketë pjesë të tij

    Ylli Bakën, Avni Lushkën, Luli Qosen, Vladimir Rustemin, Julian Elezin, Franci Hamzallarin. Nuk do të mungojnë performancat muzikore nga ansamblet e Pogradecit dhe Kolonjës.

    Ju mbetet vetëm të bashkoheni me mokrarët, për valle dhe dolli siç vetëm ata dinë të festojnë. Këngë, valle tradicionale, e ushqim! Është “Mokra n’Fest” e cila ndërthur historinë me traditën dhe sjell shpresë për agroturizmin.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore pogradec slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Breshëri në Devoll shkatërron deri në 80% të fasules

    September 4, 2026

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Breshëri në Devoll shkatërron deri në 80% të fasules

    September 4, 2026

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026

    Tragjedi në Itali, ish-partneri hedh 47-vjeçaren nga ura

    September 4, 2026

    Fenomeni El Ninjo pritet të jetë më i fuqishmi në katër dekada

    September 4, 2026

    Rezart Prifti: Në Korçë investohet në godina, mungojnë studentët

    September 3, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Breshëri në Devoll shkatërron deri në 80% të fasules

    September 4, 2026

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Turizmi në Vlorë/ 8 atraksionet kulturore dhe natyrore që duhet ti vizitoni patjetër

    April 17, 2023

    Luigj Vathi emërohet drejtor i ri i Kufirit në Korçë

    August 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.