Ditë më parë bashkia e Korçës nxorri njoftimin se do të bëhej Festa e Lakrorit më datë 5 gusht. Por nisur nga kushtet meterologjike kjo datë u spostua për më datën 12 gusht.

E kthyer tashmë në një traditë, Festa e Lakrorit në fshatin Polenë pret çdo vit qindra vizitorë vendas e të huaj.
Ditën e shtunë, më datë 12 gusht, ora 18:³⁰, Polena mirëpret vizitorët e shumtë që do të shijojnë lakrorët e përgatitur nga amvisat korçare dhe të pjekura në saç.
Vizito Polenën, njihu me historinë e traditat dhe shijo lakrorin e pjekur në saç!



