Në Korçë qindra besimtarë ortodoksë dhe jo vetëm janë bërë pjesë e hedhjes së kryqit në shatërvanin e lulishtes “Vangjush Mio”.
Mitropoliti i Korçës Joan Pelushi u ka kërkuar besimtarëve të kujtojë përherë veprën e madhe të Jezus Krishtit.
Kryqin e ka kapur Ronaldo Kovaçi, 24 vjeçar i cili e ka kapur edhe njëherë tjetër me pare.
Ky rit është simbolik duke kujtuar pagëzimin e Jezus Krishtit në lumin Jordan.