Ka ndërruar jetë Diana Kapo, një nga emrat që i dha shumë arsimit në Devoll për më tepër se 4 dekada.
Ky është postimi në fb i Bashkisë Devoll Me hidhërim të thellë, në emër të kryetarit të bashkisë Devoll, Z. Eduard Duro dhe gjithë institucionit, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve të Znj. Diana Kapo.
Prej shumë vitesh, Diana punoi në bashkinë Devoll, ku ishte përgjegjëse në Sektorin e Arsimit, ndërsa doli në pension dy vite më parë. Për kolegët do të mbetet njeriu me shpirtin e pastër, me kontribut të madh në këtë bashki, duke ndihmuar mijëra qytetarë me përgjegjshmëri dhe seriozitet në punën e saj.
Fjalët në këtë ditë të trishtë janë të pakta! U prehsh në paqe Diana! Do mbetesh e paharruar për të gjithë që patën fatin të punonin me ju!


