Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Shpërthimi i bombolës në Lezhë, gjashtë persona të plagosur

    August 30, 2026

    UEFA nis hetim ndaj Arbër Hoxhës pas akuzave për racizëm

    August 29, 2026

    Sherr mes fqinjëve për fëmijët në Korçë, plagosen dy vëllezër

    August 29, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Në Korçë triumfon mërzia, Skënderbeu dhe Tirana nuk i prishin punë njëra-tjetrës

    Korçë December 5, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Skënderbeu dhe Tirana kanë ndarë pikët në një barazim pa gola në duelin e luajtur në Korçë.

    Ernest Gjoka debutonte në stolin e korçarëve në kërkim të pikëve, ndërsa edhe bardheblutë kërkonin të merrnin një tjetër rezultat pozitiv për të qëndruar larg zonës së ftohtë,

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Kjo bëri që dy ekipet të ishin më shumë të përqendruara për të mos pësuar se sa për të shënuar gol, duke e kthyer këtë në një duel të mërzitshëm për pjesën më të madhe të ndeshjes. Rastet ishin me pikatore dhe në ato pak mundësi që u krijuan, portierët ishin në lartësinë e duhur.

    Kësisoj, ndeshja u mbyll me barazimin 0-0 që u shërben për moralin dy skuadrave, por jo edhe aq shumë për klasifikimin, pasi të dyja janë të përfshira rrezikshëm në luftën për mbijetesë.

    SKËNDERBEU 0-0 TIRANA

    NGJARJET KRYESORE

    90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazim pa gola.

    90’+4’ Përgjoni ekzekuton një goditje dënimi direkte nga e djathta e sulmit, sfera prek rrjetën e jashtme të portës korçare.

    90’+1’ Një pasim nga e djathta nuk gjen Jakun e vetëm para portës së vendasve.

    90’ Jepen 4 minuta shtesë.

    90’ Marku merr vendin e Ismajlit në radhët e Tiranës.

    88’ Nërguti merr vendin e Janaqit në radhët e Skënderbeut.

    87’ Balaj ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Ismajlit.

    86’ Jaku dhe Gjumsi hyjnë në fushë në vend të Jonuzit dhe Isuf në radhët e Tiranës.

    84’ Jonuzi provon me një gjuajtje pranë zonës, sfera kalon mbi traversën e Alias.

    83’ Përsëri Rashica në të majtën, Selmani ndalon edhe një herë gjuajtjen e sulmuesit vendas.

    81’ Rashica shfaqet para Selmanit, gjuajtja e tij ndalet nga portieri i bardhebluve.

    76’ Loja tashmë ka shumë ndalesa për faulle, duke bërë që ritmi të jetë shumë i ulët.

    71’ Bajroviç dhe Abah i lënë vendin në fushë Prengajt dhe Ndrecës.

    68’ Juri, Çuçka, dhe Zenullari lënë fushën e lojës te Skënderbeu për t’i bërë vend Balajt, Frenklin dhe Shaqes.

    62’ Zenullari hyn në zonë nga e majta, por pastaj nuk çon dot në destinacion pasimin e tij për Rashicën.

    58’ Soler ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Bismark.

    54’ Harkim i rrezikshëm i Dokës nga e djathta, Kola me vështirësi largon sferën nga zona para Selmanit.

    52’ Juri me të majtën nga jashtë zonës provon të gjejë golin, Selmani me vështirësi çon sferën në këndore.

    49’ Doka ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar e më pas edhe Bizmark. Selmani ndëshkohet me të verdhë për bardheblutë për një përplasje me sulmuesin e vendasve.

    47’ Një gjuajtje nga jashtë zonës e Soler përfundon në duart e Aliajt.

    46’ Nis pa ndryshime pjesa e dytë e ndeshjes.

    45’+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

    45’ Jepen 2 minuta shtesë.

    45’ Bajroviç merr top në thellësi dhe pastaj mposht portierin Alia me diagonalen e tij. Goli anulohet nga vijërojtësi për pozicion jashtë loje dhe VAR-i e konfirmon vendimi e fushës.

    43’ Në vijimin e goditjes nga këndi, Kola gjuan me kokë në zonë, pro çon sferën mbi traversën e vendasve.

    42’ Jonuzi nga e djathta lëshon një gjuajtje të fortë drejt shtyllës së dytë, Alia devijon në këndore.

    41’ Rashica shfaqet rrezikshëm në të majtën e sulmit, gjuajtja e tij nuk gjen katërkëndorin e Selmanit.

    38’ Bajroviç niset drejt portës, por ndalet nga Alia e më pas sinjalizohet për faull në sulm për lojtarin e bardhebluve.

    35’ Jonuzi provon të gjejë portën me një gjuajtje nga distanca, sfera shkon jashtë katërkëndorit.

    25’ Soler nis një top për Bajroviç në të djathtën, sulmuesi vonohet dhe nuk godet para portës, me sferën që shkon jashtë.

    22’ Janaqi nis topi në thellësi për Bismark, Selmani mbërthen sferën.

    18’ Lojë pa ide e dy skuadrave, me topin që thjesht qarkullon nga një gjysmëfushë në tjetrën.

    9’-11’ Tirana tenton me pasime në qendër të hyjë në zonë, por prapavija e vendasve është e kujdesshme.

    1′ Nis ndeshja.

    FORMACIONET ZYRTARE

    Skënderbeu: Alia, Doka, Dumfur, Vaskez, Zenullari, Janaqi, Rabiu, Çuçka, Juri, Rashica, Bismark

    Trajner: Ernest Gjoka

    Tirana: Selmani, Isuf, Kola, Mici, Përgjoni, Jonuzi, Soler, Ismajli, Abah, Bajroviç, Haxhiu

    Trajner: Gugash Magani

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë kryesore slide Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    UEFA nis hetim ndaj Arbër Hoxhës pas akuzave për racizëm

    August 29, 2026

    Sherr mes fqinjëve për fëmijët në Korçë, plagosen dy vëllezër

    August 29, 2026

    Sherr me mjete të forta mes fqinjëve në Korçë, dy të plagosur në spital

    August 29, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Shpërthimi i bombolës në Lezhë, gjashtë persona të plagosur

    August 30, 2026

    UEFA nis hetim ndaj Arbër Hoxhës pas akuzave për racizëm

    August 29, 2026

    Sherr mes fqinjëve për fëmijët në Korçë, plagosen dy vëllezër

    August 29, 2026

    Sherr me mjete të forta mes fqinjëve në Korçë, dy të plagosur në spital

    August 29, 2026

    Niko Peleshi mbledh deputetët e Korçës në Maliq: Ja kërkesat

    August 29, 2026

    Vithkuqi i historisë, arsimit dhe natyrës në qarkun e Korçës

    August 29, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Sherr mes fqinjëve për fëmijët në Korçë, plagosen dy vëllezër

    August 29, 2026

    Sherr me mjete të forta mes fqinjëve në Korçë, dy të plagosur në spital

    August 29, 2026

    Niko Peleshi mbledh deputetët e Korçës në Maliq: Ja kërkesat

    August 29, 2026
    Më të klikuarat

    Ndërron jetë mjekja infektologe Sabahet Dedja

    August 26, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Dëmtohet Kisha e Shën Thanasit në Sinicë të Korçës

    August 26, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.