Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    NËNA QË MBETI E NGRIRË NË BORË DUKE SHKUAR PËR TA VIZITUAR TË BIRIN NË BURG

    Uncategorized September 14, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

     

    Shumë ngjarje të dhimbshme ndodhnin dyerve të burgjeve me familjarët e të dënuarve qe rendnin nga çdo cep i Shqipërisë për t’ju gjendur pranë të afërmve të burgosur. Kjo është historia e një nëne të burgosuri, nga Puka në vitet ’70-të e cila bënte kilometra të tërë në këmbë , maleve për të mbërritur tek i biri, derisa një ditë kishte mbetur e ngrirë në dëborë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Historia e saj është përjetësuar në këtë poezi të Shkëlqim Abazit, i cili e njohu këtë nënë heroinë kur ishte vetë i burgosur në Spaç.

    Ja shënimi i i tij dhe poezia:

    Shkëlqim Abazi:

    “Gjithë të dënuarit e viteve …70 – …73 e kujtojnë nanën e Franit, atë grua kreshnike, tepër të vobektë, që nisej në këmbë nga thellësitë e Pukës për të mbërritur në Spaç pas tri ditë-netësh.

    Si mbushte torbën me fruta pylli, si arra, lajthi, mollçinka, gështenja apo ç’t’i ofronte natyra, mësynte derën e burgut me rregullsi ciklike dy mujore dhe nuk largohej pa u takuar me të birin.

    Ne ishim mësuar me rregullsinë e asaj nëne fisnike, sa kur mbushej dy muajshi, dilnin mbi tarracë dhe vrojtonim drejt portës. Dhe ajo s’na zhgënjeu ndonjëherë, do vinte në ditën fikse, sillte frutat e pyllit me porosi që i biri të na i ndante secilit nga një kokërr.

    Por kaluan disa dymujor dhe nana s’po dukej, u merakosëm. Ç’t’i kish ndodhur vallë?

    Kur nëpërmjet ca të lirëve vendas mësuam se plakën e gjorë e kishin gjetur të ngrirë mes maleve të Pukës dhe Spaçit, me strajcën e pandashme në dorë, na pllakosi zia. Humbjen e saj e përjetuam me dhimbje, si ta kishim njeriun tonë të afërm.

    Lavdi nanës së Franit, që e mbiquajtëm njëzëri Ajkunë !
    ———————————————

    Nana e burgut (Ajkuna)

    Nuk lindi bijë mbreti,
    kamjen nuk e njohu kurrë.
    Gjithë jetën bjeshkëve mbeti,
    fjeti nën borë e mbi gurë.

    E vobektë ish nan’e mirë,
    përshtatej me ç’të gjente.
    Pak bukë, pak gjizë e shëllirë,
    lëpjeta, lakra dhe mente.

    Supeve një zhgun të dhirtë,
    mbledhur flokët nën shami…
    Në dorë një strajcë të hirtë,
    endej pa plang, pa shtëpi.

    Çlodhej ku ta zinte ora.
    Rropatur nga udha e gjatë,
    shpesh e kish mbuluar bora
    staneve me barkun thatë.

    II

    Me torbën majë kurrizi,
    në terren e gjente ylli.
    Gështenja dhe lënde lisi,
    mblidhte ç’t’i ofronte pylli.

    Dhe fanitej çdo dy muaj
    si Feniks që lind prej hirit…
    Si Ajkunja e tërbuar
    ndehte krahët drejt të birit.

    Telat ish gati t’i shqyente,
    shpirtin zhurritur nga malli.
    Në zemër një duf i zjente
    gjer ballas t’i shfaqej djali.

    Zinte portën me durim,
    priste e priste tërë natën,
    sa të gdhihej, në agim
    birit t’i jepte uratën.

    Për gjithkënd nana fisnike
    blatonte paksa dashuri.
    Bashkë me vizitat ciklike
    na sillte një grimë liri.

    Kësisoj e mira nanë
    na mëkoi tërë ato vite.
    Çdo lajthi, një kokërr thanë
    shkërbente një rreze drite.

    III

    Por kaluan dy tremujor
    për nanën s’mësuam gjë…
    nga një thikë në kraharror
    na u ngul dhe s’u shkul më.

    Spaçin e pllakosi zia,
    nana e burgut mungonte…
    Secili si mëmën e tija
    Ajkunën do ta kujtonte.

    Nga ObserverKult

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Lin Festival 2025: Tradita, arti dhe historia gjallërojnë fshatin piktoresk të Pogradecit

    August 18, 2025

    Firo te Skënderbeu, largohet papritur një nga titullarët e ekipit

    August 8, 2025

    Atmosfera e Festës së Birrës afron/ Ja si të rezervoni tavolinën tuaj

    August 6, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.