Karnavalet e Korçës janë më të suksesshmet e populloret në Shqipëri, e pikërisht nesër është dita që rrugicat e Korçës do të mbajnë gëzimin e harene e maskave dhe veshjeve shumëngjyrëshe.
Gjatë gjithë ditën së nesërme karnavalet do të jenë në rrugët kryesore duke kulmuar në 18:30 në Pazarin e Vjetër të Korçës.
Në orën 10:00 do të jenë të rinjtë pjesëmarres që do të performojnë në sheshin e katedrales “Ringjallja e Krishtit”, duke u dhënë mundësi shikuesve për fotografi.
Qendrat e Artit dhe Kulturës me mbështetjen e Bashkisë Korçë është organizatorja që ka menduar deri në detaje, por gjithçka vlen të provohet nga afër.
EJANI NË KORÇË


