Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Nga Gjermania për tur muzikor në Shqipëri

    Aktualitet August 28, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    60 muzikantë të orkestrës të Wismarit në Gjermani kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për një tur muzikor dhe për të njohur kulturë, njerzit e vendin tonë. Frider Weinhold i cili drejton prej më shum se 30 vitesh një fondacion humanitar në Shqipëri shprehet, se orkestra ka performuar në Tiranë, Bishnicë dhe së fundmi në Pogradec, ndërsa krahas muzikës arsyeja përse i ftova këtu ishte të njohin njerzit shprehet ai.

    Sinkron Frider Weinhold

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Është një grup muzikor i cili jep koncerte në shumë vende të botës dhe këtë vit vendosën të vijnë në Shqipëri dhe në Pogradec. Ky ansambël prej 60 personash është mbledhur posaçërisht për këtë tur. Grupi zhvilloi fillimisht një koncert në parkun Rinia në Tiranë, më pas udhëtuan drejt Pogradecit, vizituan edhe Linin, udhëtuan më pas drejt Bishnicës sepse unë doja që ata të shikonin këtë pjesë të Shqipërisë sepse për ta është hera e parë këtu. Patën mundësinë të shohin Bishnicën, fshatrat dhe malet përreth”

    Hartwig Kessler dhe Renate Menzel e vizitojnë për herë të parë vendin tonë dhe kultura e folklori i ka mahnitur në Shqipëri, aq sa shprehën idenë se një grup muzikor duhet që së shpejti të shkojë për të performuar në Wismar të Gjermanisë.

    “Këtu kemi gjetur një vend dhe njerëz të mrekullueshëm. Patëm mundësi të njihnim edhe vende të reja si Bishnica, patëm mundësinë të njohim fëmijët, njerzit dhe të shohim mundësinë se si mund të ndihmojmë më shumë atje, por edhe u argëtuam dhe luajtëm futboll atje, si hera e parë për ne ishte fantastike. Shqipërinë e kam parë vetëm që nga Italia, nuk kisha qenë asnjëherë këtu. Shumë e rëndësishme ishte që të njihnim kulturë dhe folklorin shqiptar, të mësonim për të. Dhe më lindi ideja që ashtu si ne edhe një bandë muzikore shqiptare të vijnë në Gjermani, në Wismar dhe duam që bashkë me ta të luajmë muzikë folklorike. Mund të them që ishte një kohë fantastike dhe jemi shumë të kënaqur.

    Gruaja;

    Unë vij direkt nga pjesa e detit baltik në Gjermani. Jemi këtu me një grup të madh muzikor. Kemi ardhur këtu në bashkëpunim me fondacionin Diakonia nga Wismari. Jemi mahnitur nga e gjithë atmosfera këtu në Shqipëri. Të gjithë ne vijmë për herë të parë në Shqipëri, vijmë edhe të shohim projrektin e Diakonias këtu dhe patëm një eksperiencë të mrekullueshme në Bishnicë dhe fshatrat përreth. Të gjithë njerzit që kemi takuar dhe njohur kanë qenë shumë të afrueshëm dhe tani kemi dëshirë që të rikthehemi përsëri këtu.

    Orkestra muzikore luan për më shumë se një orë muzikë të zhanrit hollivudian me muzikat më të njohur të filmave, ndërsa pas Pogradecit do të mbajnë një tjetër koncert në kryeqytet për tu rikthyer më pas në Gjermani.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.