Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Nga Lazjon Petri; Fishta i Konferencës Ballkanike dhe Korça

    Korçë October 14, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dua të bëj 1 homazh për Gjergj Fishtën. Jo për Fishtën si arkitra i kombit dhe për trashëgiminë e vyer që na la, apo për gravitacionin e Tij kulturor dhe përmasat e Tij të busullës morale, intelektuale dhe fetare. As për Fishtën letrar, publicist dhe diplomat. Por dua të cek një pikëprerje që Korça e vitit 1931, e pati me Poetin dhe Atdhetarin e shquar; sepse për të shkuar në Konferencën II Ballkanike që do të mbahej në Stamboll, iu desh t’i binte nga Korça, për të shkuar në Selanik nga ku do t’i hipte trenit Orient Express: Selanik-Stamboll.

    Si anëtar i dërgatës shqiptare, së bashku me Mehmet Konicën dhe Fazli Frashërin, synonin të dilnin me një rezolutë për njohjen e të drejtave të pakicave shqiptare, sipas ligjeve ndërkombëtare, gjë që anashkalohej nga Athina dhe Beogradi. Ishte pikërisht kjo Konferencë, kur Gjergj Fishta dhe delegacioni shqiptar nuk do të pranonte të ulej në karrige, meqënëse mungonin vrimat ku të fusnin bishtat- përdorur me qëllim e njëjta gjuhë, e dëgjuar të thuhej prej anëtarëve të delegacionit jugosllav, se shqiptarët janë njerëz me bisht- qëndrim dhe veprim i cili do ta detyronte delegacionin jugosllav të kërkonte publikisht të falur.

    Desktop Promo
    Desktop Promo


    E pra, Gjergj Fishta ka qëndruar 2 net për karshi Kishës së Shën Gjergjit (e cila mendoj se duhet ribërë) dhe ka fjetur tek Hotel Pallasi (i cili mendoj se duhet restauruar) ndërtuar që më 1924 nga Familja e Dhimitër Mërisë, sipas 1 arqitekture majft elegante, me hijeshi France.

    Ka mbërritur në mbrëmje dhe të nesërmen (12 Tetor 1931) ka kaluar 1 ditë mjaft të mbushur. Së bashku me një zotni korçar (kështu e quan mikun) janë endur për do kohë rrugëve të qytetit. Pastaj shkuan e panë kishën e bukur të Shën Gjergjit, Mitropolinë, shkollën e vjetër të Korçës, kishën e re të Vllehëve, të rrëzuar nga tërmeti, Bibliotekën e qytetit, të dhuruar nga Thoma Turtulli, Liceun dhe Shkollën Industriale.

    Pasdite, u është bashkuar edhe 1 profesor i Liceut dhe kanë shkuar për të parë kishën e Ristozit, në Mborje, për të cilën Fishta thotë se “Kjo kishë, në daç në pikëpamje të historisë, në daç në pikëpamje të artit, ka një randësi të madhe fort, e do të mbahet si një gur i çmueshëm i visarit tonë kombëtar”. Pas Mborjes vizituan Boboshticën, ku do të ritakonte 1 mikun e vet (Dhimitër Molen) që kishin pa u parë qysh prej vitit 1908, me Kongresin e Manastirit; vizituan edhe 2 fshatra të tjera, emrat e të cilave nuk përmenden.

    Në mbrëmje, pasi u kthye në qytet, Fishta thotë që “më punoi fati i mirë me hasë e me u shoqnue me një
    rreth profesorësh të Liceut e të tjerë arsimtarë të Korçës, ku pa u hapë se po i derdhim dije shoqishojtë, u bisedue sidomos mbi çështje kulturore e literature. Edhe kështu e
    kalova atë ditë në Korçë ma së miri e me dobi”.

    Shënim: mbresat e krejt udhëtimit deri në Stamboll, që përfshijnë edhe përshtypjet me shumë respekt për Korçën, për të cilën thotë se “Ndër të gjitha qytetet e Shqipnisë, mbas mendimit tim, Korça asht ajo ku frymëzimi i
    qytetnisë oksidentale paraqitet ma haptas e jo krejt si një bimë ekzotike.”-, këto shënime pra, gjenden të botuara tek Hylli i Dritës i atyre viteve, nën titullin “Një udhëtim në Turki të Re” dhe të ribotuara rishtazi nga botimet Françeskane të Shkodrës.

    P.s.1: I jam mirënjohës Stefan Çapalikut, që më ka siguruar 1 kopje elektronike të këtij materiali, të cilin me kënaqësi do ta përcillja tek kushdo që është i interesuar (më shkruani në email: [email protected]).

    P.s.2: Fotot janë: portreti i Gjergj Fishtës (marrë nga interneti) dhe pamja e Hotel Pallasit ku ai qëndroi 93 vjet më parë (fotografuar në faqet 362-363 të librit “Betonizimi i Demokracisë” me autor Maks Velon)

    Lazjon Petri

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.