Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Nga Ulëza, në Korçë dhe Vjosë/ Kumbaro prezanton projektet për zonat e mbrojtura dhe biodiversitetin

    Aktualitet December 20, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjatë interpelancës në Parlament, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, foli për projektet e ruajtjes dhe promovimit të zonave të mbrojtura dhe biodiversitetit për vitin 2025.

    “Investimet në zonat e mbrojtura do të vazhdojnë të jenë në fokus edhe në vitin 2025, ku vetëm falë buxhetit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, do të realizojmë investimin infrastrukturor për EKO-Park-Ulza, duke sjellë në vëmendje një tjetër perlë të natyrës dhe zonave të mbrojtura të Shqipërisë në veri; Por gjithashtu edhe duke përdorur pjesën historike për ta kthyer hidrocentralin e Ulzës në një muze për të gjithë kuriozët.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ky është vizioni që i bën këto zona të vizitueshme, të dashura dhe i nxjerr nga errësira. Brenda vitit 2025, do të nisë ndërtimi i një Qendre Multifunksionale dhe edukative për natyrën, së bashku me muzeun edukativ të natyrës në Korçë, si dhe një tjetër në Drilon, të cilën ju inkurajoj ta vizitoni, sepse Parku Natyror Drilon-Tushemisht tashmë ka dalë në pah. E di që shkoni, sepse kjo është ajo që bëni, shijoni dhe përfitoni nga bukuritë që ne ndërtojmë, por kur vini këtu vishni ‘brezin e betimit në bel’, ashtu si bëtë në Parkun e Liqenit.

    Do të ecim përpara gjithashtu me ndërtimin e Qendrës Multifunksionale në Vjosë, një projekt që erdhi pas një konkursi ndërkombëtar dhe u konceptua me një stacion kryesor në Tepelenë dhe dy stacione plotësuese në Përmet dhe Vlorë.

    Pikërisht për shkak të shtrirjes dhe sipërfaqes prej mbi 12 mijë hektarësh të Parkut Kombëtar, synojmë të krijojmë një tjetër atraksion ekoturistik duke promovuar vlerat e biodiversitetit të lumit të fundit të egër në Europë, i cili gjatë dy viteve të fundit është kthyer në një pasaportë promovimi ndërkombëtar për vendin. Dhe jo më shumë se një javë më parë, Këshilli i Ministrave mori vendimin për krijimin e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar të Lumit Vjosë, pasi është një park që kalon nëpër katër qarqe të ndryshme, nuk mund ta linim pa një administrim të mirë dhe të dedikuar!”, tha Kumbaro.

    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit foli gjithashtu për vizionin e turizmit të qëndrueshëm, duke theksuar se zonat e mbrojtura janë vizituar nga 5.3 milionë vizitorë gjatë periudhës janar-nëntor 2024, rreth 1 milion më shumë se një vit më parë.

    “Qëllimi ynë është turizmi i qëndrueshëm, turizmi elitar, që mbron mjedisin, kujdeset për natyrën dhe lë një Shqipëri të begatë për brezat e ardhshëm, krejt e kundërta e asaj Shqipërie që ju propozoni dhe që, për fat të keq, keni provuar ta arrini rregullisht!

    Zonat e mbrojtura mbartin në vetvete historinë njerëzore dhe trashëgiminë natyrore, ky është një fakt, është një pasuri dhe ne duhet ta mbrojmë atë jo duke dëbuar njerëzit nga fshatrat dhe duke i shtyrë të gjithë drejt Tiranës, qytetit apo emigracionit të huaj. Por duke i orientuar drejt turizmit dhe agroturizmit, drejt vizionit të Shqipërisë 2030. Kjo është ajo për të cilën kemi votuar, dhe për këtë do të votojmë sërish më 11 maj, dhe mbi të gjitha pikërisht në ato zona që po përparojnë nga shpirti njerëzor, pavarësisht shkretëtirës që ju propozoni!”, përfundoi Ministrja Kumbaro.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Buka e vjetër – Florenc Tabaku, Mimi Kodheli dhe Edi Rama

    June 12, 2023

    Pogradec/Shërbimet online “tortura” për moshat e treta dhe jovetëm

    February 22, 2024

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.