Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Mjekët në Pustec ofrojnë vizita falas me specialistët shqiptarë

    September 11, 2026

    Situata e mbetjeve në Qendër Bulgarec alarmon banorët e zonës

    September 11, 2026

    Skënderbeu pret Tiranën në Korçë për javën e katërt

    September 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Nga Valbona Lola: “Historia me mesazh në Korçë që pashë sot”

    Personazh April 22, 2025
    Screenshot
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në këtë mëngjes të zakonshëm të së martës, mes vargut të gjatë të makinave dhe rrëmujës së njerëzve që ecin pa pushim, nga ballkoni i shtëpisë sime, syri më kapi një burrë të moshuar. Ai kishte një dridhje të pazakontë në trup dhe ecte me hapa të ngadaltë, ndërsa përpiqej të kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën.

    Në atë çast, një i ri që ndodhej në një makinë ndaloi, doli prej saj dhe iu afrua të moshuarit. I zgjati krahun për ta ndihmuar dhe e kaloi me kujdes në anën tjetër të rrugës. Por nuk mbaroi me kaq. Ai nxori nga portofoli një kartëmonedhë, të cilën ia vendosi në xhep me një ndjeshmëri të admirueshme. Më pas u kthye në makinën e tij, duke e vështruar nga larg burrin e moshuar.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Sa krenare u ndjeva për këtë gjest të thjeshtë në pamje të parë, por madhështor në thelb. Nëse secili prej nesh do të bënte çdo ditë nga një veprim të vogël, por të mbushur me dashuri të madhe, bota do të ishte një vend më i ndjeshëm e më njerëzor. Sa të lumtur dhe krenarë do të ndiheshin prindërit e atij të riu, për një bir të rritur me ndjenjën e thjeshtësisë dhe të humanizmit të vërtetë.

    Nuk e di se kush ishin, as i moshuari, as i riu. Për mua mbetën dy të panjohur mes turmës së madhe dhe të zhurmshme. Por, mbi të gjitha, ishin dy njerëz që më kujtuan se, nëse vërtet duam, kjo botë mund të bëhet pak më e butë, më e dhembshur dhe më e bukur për t’u jetuar.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    dashuri në veprim dashuri për njerëzit emocion gjest i bukur humanizëm jetë urbane kujdes për të moshuarit mirënjohje mirësi në heshtje mirësjellje moment frymëzimi ndjeshmëri përditshmëri qytetari reflektim shpresë solidaritet
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Thomas Strakosha dëmtohet në dorë dhe rrezikon Ligën e Kombeve

    September 10, 2026

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    September 9, 2026

    Kush është Ron Yeffet dhe e kaluara e tij e biznesit

    September 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Mjekët në Pustec ofrojnë vizita falas me specialistët shqiptarë

    September 11, 2026

    Situata e mbetjeve në Qendër Bulgarec alarmon banorët e zonës

    September 11, 2026

    Skënderbeu pret Tiranën në Korçë për javën e katërt

    September 11, 2026

    Investimi prej 3.4 milionë eurosh në Dardhë, projekti i Zipline mbetet pezull për shkak të ndryshimeve

    September 11, 2026

    Zonat e mbrojtura me fluks turistësh, Korça ndër më të vizituarat

    September 11, 2026

    Transportonin 11 emigrantë ilegalë, arrestohet i riu në Korçë

    September 11, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Mjekët në Pustec ofrojnë vizita falas me specialistët shqiptarë

    September 11, 2026

    Skënderbeu pret Tiranën në Korçë për javën e katërt

    September 11, 2026

    Investimi prej 3.4 milionë eurosh në Dardhë, projekti i Zipline mbetet pezull për shkak të ndryshimeve

    September 11, 2026
    Më të klikuarat

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndalohet importi i mishit nga Brazili, forcohen kontrollet

    September 5, 2026

    Plagosja në Korçë, i dyshuari Nikolin Tarusha ende në kërkim

    September 8, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.