Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Niko Peleshi “karikon” PS-në e juglindjes; “Marrim 7 mandate”

    Aktualitet March 17, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Drejtuesi politik i Qarkut të Korçës pas prezantimit të dy kandidatëve socialist të kësaj bashkie:

    Së pari, do të bëj sot në Devoll prezantimin dy prej kandidatëve për deputetë të listës sonë. Lista jonë ka 13 kandidatë, 3 në pjesën e mbyllur dhe 10 në pjesën e hapur. Dy djem të jashtëzakonshëm, të shkëlqyer të Devollit, janë një në listën e mbyllur dhe një në listën e hapur. Bëmë këtë zgjedhje sepse kemi vendosur që Devollit t’i japim pikërisht 2 kandidatë, sepse pa dyshim ka shumë simbolikë brenda. Devolli është një zonë, një krahinë me shumë vlera për qarkun tonë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Besoj është krahina më punëtore në Shqipëri. Ka njerëz të shkëlqyer, ka histori, ka traditë. Dhe meriton që t’i ngrejë kokën. Të kuptuarit të vlerësohet përmes 2 figurave, 2 djemve të rinj, që e kanë treguar veten e vet, njëri në punën politike, për disa fushata dhe tjetri në punën e vet profesionale, përmbi të gjitha në kontaktet me njerëzit. Janë njerëz të mirë të Devollit, që gëzojnë respekt dhe reputacion për të gjithë, dhe pa dyshim ne do zgjedhim t’u japim dhe rezultat.

    E filloj nga Devolli, sepse Devolli është një histori suksesi. Devolli, Partia Socialiste, nga fushata në fushatë, nga zgjedhje në zgjedhje, ka shënuar rritje, dhe ne këtu kemi fituar, për herë të dytë bashkinë Devoll. Natyrisht që do të jemi fitimtarë edhe në maj, duke arritur objektivin tonë për 7 deputetë, sot jemi 6 deputetë, të synojmë të rritemi, por edhe për hir të qytetarëve të Devollit në qytetet dhe në fshatrat, të cilët meritojnë, të përfaqësohen me figura dinjitoze, në një zonjë e cila ka nxjerr edhe shkrimtarin e madh Dritëro Agollin.

    Ndaj dhe ne përmes fillimit të prezantimeve nga Devolli, përmes simbolikës që kjo mbart me vete, duam ta themi këtë mesazh lartë edhe pa luhatje të pretendojmë për të marrë mbështetje masive në Devoll.

    Edhe pyetjen e parë ma bëtë lidhur me kundërshtarët. Unë nuk kam pse të ndjek se si shkojnë zhvillimet brenda tyre, as nuk kam pse të komentoj listën e tyre. Këtë nuk e them vetëm për mungesë modestie, por e them për hir të së vërtetës. Ne nuk matemi me hijen e kundërshtarit, matemi me objektivin tonë dhe me qëndrimet tona.

    Pa dyshim që e vlerësoj të dobët, shumë të dobët, opozitën. Ky nuk është një lajm shumë fantastik dhe i gëzueshëm. Unë do të doja që të kishim një opozitë të fortë. Opozita e fortë të bën më të mirë, të bën të zbulosh më shumë potencial brenda vetes. Por, siç thashë, nuk merrem me opozitën. Unë nuk jam marrë me opozitën, as në të kaluarën, as gjatë fushatës, edhe kur toni dhe temperatura politike rritet, edhe kur fillon ajo faza e sulmeve, shpifjeve, akuzave e të tjera. Jam munduar që, pa u dukur i dobët, t’i lë mënjanë dhe të shikoj përpara.

    Kështu do të ndodhë dhe këtu në Devoll. Nuk merrem fare majtas-djathtas, merremi vetëm me sfidat, me nevojat, me problemet dhe me angazhimet që duhen për Devollin. Do të marrim përsipër detyrimet ndaj qytetarëve, si në qytete ashtu edhe në fshatra, dhe do t’i bëjmë realitet pasi të fitojmë mandatin e katërt.

    Ne sot jemi 6 deputetë dhe, në garë, të paktën unë, por edhe Partia Socialiste dhe kolegët e mi, nuk kemi hyrë ndonjëherë për barazim. 6 është barazim, 7 është fitore.

    Pa dyshim, një fitore jo e lehtë, pasi kemi një diferencë prej katër mandatësh me opozitën, por ne e synojmë dhe do të punojmë për këtë objektiv. Dhe, për hir të së vërtetës, nuk jemi shumë larg, duke marrë parasysh edhe faktin që këtë herë, për herë të parë, kemi dhe votën e diasporës, ku jemi të bindur se, kur të hapen kutitë, do të kemi një avantazh të konsiderueshëm.

    Ja kështu ndodh kur në partitë politike, pavarësisht se cilit krah i përkasin, kemi “importe” që s’kanë asnjë lidhje me Korçën. Sepse të prekësh këtë pjesë të Korçës sonë të qytetëruar, të emancipuar, kaq harmonike dhe që kurrë nuk ka pasur probleme të tilla, do të thotë të mos kuptosh asgjë nga Korça. Do të thotë të bësh një autogol.

    Unë, për hir të së vërtetës, kur ma kanë thënë këtë në fillim, nuk e kam besuar. Kam menduar që ishte një fake news apo një meme. Por, përderisa e thoni edhe ju që është e vërtetë, është e turpshme. Është e turpshme të luhet në këtë mënyrë dhe të gërmohet në emrin apo mbiemrin e dikujt. Dhe madje as këtë gërmim nuk e kanë bërë mirë, sepse po ta kishin bërë siç duhet, do të rezultonte i pasaktë edhe ai status. Por kjo është skandaloze.

    Nuk ka ndodhur kurrë më parë, nuk kam hasur asnjëherë një deklaratë politike publike, sidomos një deklaratë e cila të jetë përdorur ose nxitur për çarje fetare mes nesh.

    Ne jemi të gjithë shqiptarë, pavarësisht se si jemi ndarë në kampe – socialistë apo demokratë, majtas apo djathtas. Në fund të fundit, fushata është fushatë. Pas fushatës, i shtrëngojmë dorën njëri-tjetrit dhe vazhdojmë të punojmë për Shqipërinë. Nuk punojmë për shqiptarët tanët apo për të tyret.

    Nëse do të futemi në ndarje të tjera, atëherë jemi jashtë kohës. Historia na ka mësuar ndër vite se tani është koha e bashkimit, madje jo vetëm mes nesh, por edhe me popujt e tjerë të Bashkimit Europian.

    Ne sot po flasim për një Shqipëri në Bashkimin Europian. Imagjinoni sa shumë prapa na kthen mendësia e këtij postimi skandaloz.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Devoll djathtas Korçë kryesore Politikë slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Niko Peleshi: “Ne jemi Europa” – Rinia shqiptare, zëri i së ardhmes europiane

    April 25, 2025

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024

    Parashikimi i motit për 2 tetor – Qarku Korçë

    October 1, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.