Bashkia e Maliqit ka nisur zyrtarisht lirimin e hapësirave publike në segmentin e rrugës nacionale Kryqëzimi Libonik – Drithas Poshtë, në kuadër të një investimi të rëndësishëm për komunitetin. Ky investim zhvillohet në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, për ndërtimin e një shëtitoreje moderne përgjatë këtij aksi rrugor.
Prishjet e objekteve apo strukturave të palejuara vijnë gjithashtu në zbatim të njoftimit të Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtar (INUK), për lirimin e një brezi sigurie prej 6 metrash nga kufiri i rrugës.
Bashkia Maliq falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe cilësisë së jetës në zonë.


