Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Njihuni me Vilën e vëllezërve Kondili në Korçë

    Histori March 3, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kjo vilë e vëllezërve Kondili, filloi te ndërtohej në vitin 1928 dhe perfundoi ne vitin 1933 në Korçë, e pagëzuar nga regjimi komunist me emrin “Valbona”, ose më vonë si Turizmi i Vjetër përfaqëson dhe sot arkitekturën italiane të këtij qyteti, që njohu lulëzimin e tij në vitet 1920 dhe 1930.

    Ka mbartur për gati një shekull histori.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Arqile, Aristotel dhe Lefter Kondili, në vitin 1928 vendosin të ndërtojnë një shtëpi banimi, atëherë në zonën periferike të qytetit, me arkitekturën e shtëpive të aristokracisë italiane. Meqë dy nga vëllezërit kishin studiuar në Vjenë, projektimin dhe zbatimin ia besuan një arkitekti austriak.

    Ndërtimi përfundoi në vitin 1933, thjesht si një shtëpi banimi. Projektuesi vejnez i mahniti qytetarët me këtë ndërtesë magjepsëse, gjithkush kishte dëshirë të hynte ne të thjeshtë për ta parë, pasi dhe aredimi ishte tipik italian, mermeri i shkallëve i ardhur nga Venecia, pllakat e dyshemesë po ashtu italane, dyer dhe dritare që të bera sipas modelit italian, autentike dhe sot.

    Trashgimtarët e familjes tregojnë se një ndër vizitorët e shpeshtë në familjen e tyre në ato vite ka qenë dhe Enver Hoxha, pasi njëri nga vëllezërit Kondili, Lefteri, e ka pasur shok klase në Liceun Francez. Kujtojnë se Enver Hoxha, atëherë djalë i ri, i ulur në një tavolinë pranë dritares rrinte me orë dhe shihte jashtë.

    Askush nuk e mendonte se jo shumë vite më pas, Enver Hoxha do të ishte kreu i shtetit shqiptar. Në vitet 1945, 1946, rikthehet në këtë shtëpi së bashku me Koçi Xoxën, atëherë besnik i tij dhe akomodohet në dhomën më të mirë të kësaj vile.

    Në vitin 1950, kjo vilë e ndërtuar me aq dashuri nga familja Kondili, ndërron pronarët dhe historinë e vet. Me vendim të qeverisë komuniste, pronarët largohen nga shtëpia, ndërtesa kalon në pronë shtetërore.

    “Natyrisht, vitet e kanë transfrmuar këtë godinë. Gjatë komunizmit u bë edhe një shtesë, sepse pas ’45, godina kaloi në funksion publik, shteti e shtetëzoi, e transformoi godinën në një lokal.

    I tillë lokali Valbona ka mbetur deri në vitet 1970, derisa në qendër të qytetit të Korçës, u ndërtuan objekte të reja, ku ndërtesat e arkitekturës italiane në këtë qytet po zëvendësoheshin.

    I pëlqyer mbeti dhe për kineastët më të shquar të vendit. Janë me dhjetra sekuenca filmash artistike si ” I teti në bronz”, ” Gjeneral Gramafoni” e shumë filma të tjerë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.