Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Nostagji për Korçën/ Gvozdenoviç rikthehet si ish: Histori e bukur, por dua fitoren e Elbasanit

    Aktualitet December 20, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ivan Gvozdenoviç rikthehet në Korçë, por tani si kundërshtar, me shpresën që të marrë fitoren e parë me skuadrën e tij të re, Elbasanin. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” një ditë para kësaj sfide, trajneri serb nuk i fsheh emocionet, por si profesionist mendon vetëm për të bërë gjithçka mirë me verdheblutë.

    Fakti që e njeh mirë skuadrën korçare mund të jetë një plus për të, por është fusha ajo që do të vendosë. Trajneri Gvozdenoviç kërkon të mos vërë në presion lojtarët, duke u kërkuar me çdo kusht fitoren, por është i sigurt fakti që elbasanasit do të hyjnë në fushë për të marrë maksimumin. Edhe pse me pak kohë në dispozicion, tekniku i Elbasanit është i kënaqur për faktin që idetë e tij po përqafohen shpejt nga lojtarët.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Gvozdenoviç, riktheheni në Korçë si kundërshtar, si e prisni dhe çfarë emocionesh ndjeni?

    Si gjithnjë, ne luajmë gjithnjë duke respektuar kundërshtarin, siç bëmë ndaj Vllaznisë dhe Partizanit. E kemi vlerësuar maksimalisht ndeshjen në Korçë dhe kemi besim se do të bëjmë një punë të mirë. Sa u përket emocioneve, është diçka normale, por jam profesionist në punën time dhe do të shohim interesin e Elbasanit. Kjo është për mua e para.

    Ajo me Skënderbeun kaloi, ishte diçka e bukur, e suksesshme. Tani dua maksimumin me Elbasanin, e kemi kërkuar edhe në dy ndeshjet e fundit, do ta bëjmë edhe kundër Skënderbeut. Megjithatë, ai që është më i zoti në fushë, në fund do të fitojë.

    Si është gjendja e skuadrës me dëmtimet?

    Siç dihet, Telushi me Hasanin janë jashtë, pjesa tjetër është në rregull. Do të bëjmë edhe seancën e fundit stërvitore dhe do të shohim sërish me stafin si jemi. Ze Gomesh është paksa më mirë, por ende jo në 100%- shin e tij. Të shohim.

    A e ka presionin e pikëve Elbasani për këtë ndeshje, pasi vetëm fitorja i bën punë?

    Nuk mund t’i vëmë në presion lojtarët, të themi se duhet të fitojmë me çdo kusht, sepse një ndeshje i ka brenda të tria rezultatet. Ajo që mund të them është se ne do të luajmë për maksimumin, pastaj për rezultatin flasim pas ndeshjes.

    E njihni mirë Skënderbeun, sa mund t’ju ndihmojë ky fakt për të fituar?

    Ndoshta është një avantazh për ne, ngaqë i njoh nga ana e karakterit, apo edhe cilësisë, lojtarët e ekipit kundërshtar. Megjithatë, lojtarët luajnë në fushë dhe ajo do t’i tregojë të gjitha. Ndoshta mund ta cilësojmë si një plus të vogël për ne.

    A mendon se në kaq pak kohë ka nisur skuadra të marrë filozofinë e lojës që ju kërkoni?

    Mendoj se skuadra po reagon shumë mirë në stërvitje dhe në dy ndeshjet që kemi bërë. Më i kënaqur jam me Partizanin, sepse luajtëm pjesën e parë shumë mirë me një formacion tjetër.

    Djemtë reaguam mirë dhe kjo nisi nga stërvitja e mirë gjithë javës, ata ishin gati për ndeshjen. Deri tani jam i kënaqur, të presim si do të shkojmë dhe të flasim në fushë më mirë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë kryesore Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.