Dëshira për të bërë të fortin para uniformave të policisë duket se ka përfunduar me pasoja për dy të rinj. Një prej tyre ishte shpallur në kërkim pasi nuk ii bind urdhrit të policisë për të ndaluar, por përfundoi i arrestuar. E ndërkohë një tetër po procedohet në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale, nuk ii bind urdhrit të policisë për të ulur volumin e muzikës.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër për vepra të ndryshme penale.
- Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll ndaluan shtetasin në kërkim I. Ç., 29 vjeç, banues në Bilisht, pasi më datë 23.11.2023, duke drejtuar automjetin tip “Benz” nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.
- Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ulur volumin e muzikës në lokalin e tij, në lagjen nr.2, Korçë, pas orarit të lejuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.