Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësit”, gjatë të cilit është arrestuar një 18-vjeçar dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer tri vjedhje në subjekte të ndryshme.
Shtetasi A. H., 18 vjeç, u kap nga policia pasi rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e caktuar më parë për veprën penale të vjedhjes. Sipas hetimeve të bazuara në kallëzimet e disa shtetasve, të rinjtë dyshohet se kanë vjedhur para dhe produkte në tri subjekte, ku dy prej rasteve me thyerje kanë ndodhur më 07.09.2026 dhe një tjetër më 04.08.2026.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e dyshuar, një 17-vjeçar me precedent penal për vjedhje. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme hetimore.


