Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Panaire, fëmijë, muzikë tradicionale, ja çfarë ndodhi në Kolonjë në ditën e trashëgimisë kulturore

    Histori October 1, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Krahina e Kolonjës është e njohur për prodhime te shumta tradicionale, kryesisht të zejtarise por dhe ato agroperpunuese. Amvisat kolonjare janë po kaq të njohura dhe për kulinarinë, përfshi këtu dhe zahiretë e dimrit.

    Për të ruajtur këtë traditë bashkia e Kolonjës çdo vit organizon panaire të shumta. Kjo është Meqele Isa nga Erseka, e cila në këtë panair është përfaqësuar me zahiretë e dimrit, prodhime të cilat fillimisht i ka përgatitur për familjen e vet por duke qenë se pëlqehen shumë nga turistët e huaj, ajo tashmë e ka kthyer në aktivitet tregtar.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Gratë kolonjare janë të dëgjuar për gatesën e këtyre trahanve, ushqimeve tradicionale. Kam nxjerr trahana me ngjyrë të kuqe, trahana të bardhë, rosnica, petë, komposto thane, turshira me speca, reçel, raki Mani, ruashi, kumbulle, petulla, ëmbëlsira, nga të gjitha”

    “Në panair kemi nxjerr komposto qershie, kumbulle, fiku, gogozhdare, Mani, thane. Gruaja I ka gatuar dhe i shet burri”

    Kolonja është e njohur edhe për punimet e dorës, aq të kërkuara nga turistët vendas e me tepër të huaj.

    “Unë në këtë panair kam nxjerrë punedore, që kam nisur ti bej qe ne moshën 5 vjeçare. Kam ndjerë punedore të ndryshme të punuara me grep, qëndisje kryqke, punedore me shtija që jo vetëm i reklamojme por që duam tua lëmë trashëgimi vajzave dhe nuseve”

    Në një panair si ky që ndodh në ditën e trashëgimisë kulturore nuk kishte si të mungonin sazet e Kolonjës. Instrumentisti virtuoz Aleks Xhelili thotë se për të ruajtur traditën e muzikës kolonjare e sazeve të kësaj treve, pjesë e instrumentave të frymes dhe jo vetëm jenë bërë e të rinjtë kolonjare.

    “Organizojmë një koncert me qellim që t’i ruajmë ato vlera që ka ky popull që jeton këtu. Në këtë koncert marrin pjesë këngëtarët mbartës të folklorit, fanatikë e njëkohësisht e veçanta e këtij koncerti është se marrin pjesë të rinj debutues që e duan muzikën popullore”

    Kolonja nga njëri në vit në tjetrin vizitohet shumë nga turistë të huaj. Vetëm këtë vit krahinen e kanë vizituar me shume se 25.000 turistë nga vende të ndryshme të botës. Për të tërhequr sa më shumë turistë, sipas kryetarit të bashkisë panaire të kësaj natyre do të jenë të vazhdueshme edhe sepse tërheqin vëmendjen e vizitorëve.

    “Kolonja është tipari dallues me i madhi në Shqipëri, me emocional, më me ngjyra më me taban i trashëgimisë kulturore. 

    Besoj na takonte si çdo vit që këtë aktivitet ti jepnim këtë ngjyrë, këtë moment. E nisim me fëmijët si me tipar për të treguar vizionin për të trashëguar, me një panair që zhvillon zonën dhe një darkë e këndshme me muzikën tradicionale të Kolonjës“- është shprehur kryebashkiaku Erion Isai.

    Në qytetin e Ersekës dhe fshatrat turistikë të njohur të zonës ka më shumë se 40 hotele, bujtina dhe shtëpi pritëse me më tepër se 600 vende akomodimi.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kolonje kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Krahina e Oparit, pëllëmbë e histori

    April 19, 2024

    Lëvizje në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës

    February 14, 2024

    Buka e vjetër – Florenc Tabaku, Mimi Kodheli dhe Edi Rama

    June 12, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.