Panairi i librit për fëmijë po mbahet në qytetin e Korçës prej disa ditësh, ku fëmijë të gjithë shkollave në juglindje kanë mundësinë të njihen me librat e moshës së tyre.
Përpos këtij fakti, qëllimi në vetvete është përqëndrimi i kësaj grupmoshe tek libri, duke i larguar nga mjetet teknologjike.
Betë fëmijët tregojnë se varësia nga telefoni është tejet e madhe, më e fortë se dëshira për të lexuar libra.“Me të dyja njësoj pavarësisht se telefoni sot është bërë miku më i mirë i të gjithë fëmijëve por edhe libri ngelet mik. Sot kam marrë librin ‘Gjahtarë e Nuselales’, nga autori Hysen Kobellari, shpresoj të jetë i bukur,” – tha një nga fëmijët e pranishëm.
“Nuk lexoj shumë por me pëlqejnë. Të them të drejtën me telefon kaloj me shume kohe por edhe libri është diçka shumë e bukur. Më pëlqeu libri i Skotbeg, Rruga në të cilën rrallë shkohet, me tërhoqi sepse flet për ngritjen shpirtërore,” – tha një tjetër. “Lexoj por jo shumë. Sepse kemi telefon dhe. Rri gjithë kohën me të. Handin mora. Tregon për një vajzë që e ka mendjen në të lojtur, jo në telefon si kohët e sotme,” – u shpreh një fëmijë.
Për shkrimtarin Eris Rusi të tilla panaire sjellin me afër librin me fëmijët, çka mungon së tepërmi. “Janë nisma që kërkojnë që librit ti japin atë domethënie e vlerë që për moshat e reja është e pazëvendësueshme, dhe në formën e një edukate këta fëmijë do të rriten duke e pasur të dashur e të pranishme librin në jetën e tyre,” – tha ai.
Panairi i Librit për Fëmijë është duke u mbajtur në “Qyteza e fëmijëve” në qytetin e Korçës dhe do të jetë i hapur deri ditën e premte.


