Një 40 vjeçar në fsharin Panarit dyshohet se ka goditur me grush një djalë të mitur, 13 vjeçar.
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të dhunës ndaj të miturve
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. N., 40 vjeç, banues në fshatin Panarit, Korçë, pasi në fshat dyshohet se ka goditur me grusht një 13-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.