Kriza në radhët e Partisë së Lirisë në Korçë sa vjen e thellohet. Pas largimeve të bujshme të Sanjel Skenderas dhe Suela Dinellarit, një tjetër figurë e njohur e kësaj force politike ka braktisur partinë.
Ismeralda Seidolli, një nga zërat më aktivë të PL-së në Korçë, ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet, përfshirë edhe mandatin si këshilltare në Këshillin Bashkiak të Korçës.
Largimi i saj vjen në një moment ku Partia e Lirisë në këtë qark është përballur me një valë dorëheqjesh dhe me një rënie të ndjeshme të aktivitetit politik në nivel lokal. Deri më tani, drejtuesit qendrorë të partisë nuk kanë dhënë asnjë reagim zyrtar për këto zhvillime.


