Pas 30 vitesh Ermira Babaliu sjell një koncert me këngëtarët e rinj të Pogradecit. Një formë shumë e mirë e promovimin të zërave të rinj të cilët nuk i mungojnë qytetit. Ermira thotë së vazhdimisht e kishte ëndërruar dicka të tillë dhe më në fund ja doli të sjellë jovetmë një concert dinjitoz por edhe të tregojë se Pogradecit nuk i mungojnë talentet muzikorë. Emocione dhe mall thotë Ermira ndjeva para publikut pogradecar, publik para të cilit ajo është rritur në karrierë.
Nga ana tjetër të rinjtë janë ndjerë shumë të privilegjuar të këndojnë krah Ermirës, e cila në këtë rast kishte si qëllim të promovonte vetëm ata. Ermira bëri bashkë Erina Seitllari, Ermiona Topçiu, Xhon Jesku, Amarildo Vesho, Aldo Bardhi dhe Alba Dajlani. Që të gjithë këngëtarë të Pogradecit që vijojnë rrugëtimin artistik në skena të ndryshme.
Babaliu tha se dashur pa dashur vëmendja mungon ndaj të rinjve, ndaj është momenti që qyteti së pari të vlerësoje zërat që ka dhe më pas të hedh sytë edhe nga të tjerët.
Koncerti i cili titullohej “Yje në vjeshtën poradecare” përcolli një repertor serenatash dhe muzikë të lehtë deri tëk ajo popullore