Niko Peleshi ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputet në Kolonjë duke i kërkuar banorëve të zonës të votojnë masivisht numrin 5.
Nga ana tjetër Peleshi është shprehur se zona ka marrë investime të rëndësishme ndërsa një tjetër premtim i tij ka qenë një rrugë e re e cila do të të afrojë Kolonjën me Përmetin, Gjirokastrën e Sarandën.
Një rrugë e cila do të afrojë Kolonjën me bregdetin i është kërkuar ministres Belinda Balluku, premtim që Peleshi është shprehur që do të konkretizohet në mandatin e 4 të socialistëve.