Tirana ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 1-0 në “Elbasan Arena”. Bardheblutë fituan 3 pikë jetike për mbijetesën kundër korçarëve të vendit të fundit.
Fitorja erdhi nga stoli ku kryeqytetasit ishin plot mungesa për shkak të lojtarëve të pezulluar dhe dënuar. Ishte minuta e 82-të, kur Serxho Vogli vetëm 16-vjeç fitoi penalltinë.
Gjyqtari Klodian Prenga tregoi nga pika e bardhë. Më pas e mori përsipër Bajroviç, që e ktheu në gol. Dyshja Vogli-Bajroviç u treguan vendimtarë, ndërsa bardheblutë tashmë janë jashtë zonës së ftohtë.
Tirana mban vendin e shtatë me 26 pikë. Në anën tjetër Skënderbeu mbetet në kuotën e 20 pikëve pas 25 javëve të luajtura.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
TIRANA 1-0 SKËNDERBEU
85′ Bajroviç
NGJARJET KRYESORE
90+6′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Tiranës, 1-0.
90+5′ Dumfur largon pasimin e Voglit që po shkonte drejt Ernest. Nuk finalizohet mundësia e artë.
90+3′ Selmani pret gjuajtjen e Nasr nga jashtë zone.
90′ Akordohen 6 minuta shtesë.
87′ Largohet Sabo dhe aktivizohet Proscinski te Skënderbeu.
82′-85′ GOOOL! Tirana 1-0 Skënderbeu/ Serxho Vogli, 16 vjeç, i futur nga stoli fiton penallti. Sabo ndëshkohet te Skënderbeu. Bajroviç e kthen në gol dhe shpërthen festa e bardhebluve me tifozët.
81′ Nikaj provon me të djathtën nga goditja e dënimit. Sfera përfundon jashtë.
80′ Rafa Silva ndëshkohet me karton të verdhë te Tirana, pas faullit të Nikajt.
78′ Juri ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Mihanës.
78′ Meta largohet i dëmtuar. Vendin e tij e merr Serxho Vogli.
76′ Vera shpëton Tiranën me devijimin e tij, pasi Nikaj mund të përfitonte nga topi që harkoi Nasr.
75′ Mihana merr vendin e Abah te Tirana.
71′ Nasr merr vendin e Lukuinjas te Skënderbeu.
70′ Skënderbeu pretendon për penallti. Kryesori e konsideron të rregullt ndërhyrjen e Dembele.
68′ Flakadanë të ndezur nga tifozët e Tiranës. Sfida vijon barazim.
66′ Bajroviç merr vendin e Zharmunit te Tirana.
61′ Selmani i mohon golin Skënderbeut. Lukuinjas nuk arrin të shënojë pas krosimit që gjeti pikërisht atë.
58′ Zëvendësim i detyruar te Skënderbeu, pas dëmtimit të Balajt. Nikaj merr vendin e tij te Skënderbeu. Largohet dhe Frenklin, që i lë vendin Jurit.
57′ Frenklin gjuan me kokë. Nuk ia del të rrezikojë Selmanin, pasi harkimi ishte i lartë.
52′ Balaj lëviz mirë në zonë, ndërsa në fund është Dembele që devijon. Bardhekuqtë pretendojnë për prekje me dorë.
49′ Alia ndal Ernest, që fiton duelin me Dumfur por ndalet nga portieri i Skënderbeu.
46′ Nis pjesa e dytë në Elbasan. Nuk ka ndryshime për skuadrat.
45+4′ Mbyllet pjesa e parë me barazim 0-0.
45+3′ Doka ndëshkohet me karton të verdhë te Skënderbeu.
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
44′ Karton i verdhë për Frenklin, pas ndërhyrjes ndaj Kolës që ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.
40′ Minuta të mira për bardheblutë, që kanë kontrollin e topit.
38′ Prengaj sërish rrezikshëm te Tirana. Vera i pason dhe topi i gjuajtur prej tij përfundon ngjitur me shtyllën e dytë.
36′ Alia reagon ndaj goditjes së Prengajt duke devijuar sferën në këndore.
32′ Prengaj kërkon penallti te Tirana. Kryesori vijon lojën.
28′ Bismark ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor, pasi ndali me kokë një top.
25′ Ernest gjuan me kokë pas harkimit nga këndorja. Topi përfundon mbi traun e portës.
24′ Alia bën shpëtimtarin. E djathta e Smaçit u devijua nga Frenklin dhe më pas devijimi i portierit Alia ishte vendimtar.
23′ Bismark gjuan me të majtën në zonë. Topi përfundon mbi traun e portës.
19′ Skënderbeu ka kontrollin e topit në këto minuta.
14′ Vera gjuan nga jashtë zone. Portieri Alia devijon me jo pak vështirësi.
14′ Frenklin kërkon të befasojë nga jashtë zone. Topi përfundon mbi traun e portës së mbrojtur nga Selmani.
10′ Tirana del me aksion të shpejtë në mesfushën e miqve. Rafa Silva tenton të godasë vetë, më pas sfera përfundon te Ernest që nuk e kontrollon si duhet.
9′ Bismark provon me goditje diagonale. Topi përfundon jashtë.
8′ Balaj kroson drejt shtyllës së dytë nga goditja e dënimit. Selmani kontrollon pa probleme.
3′ Tirana shfaqet rrezikshëm në fillimin e ndeshjes. Ernest nuk godet si duhet në zonë.
1′ Nis ndeshja.

FORMACIONET ZYRTARE
TIRANA: Selmani, Vera, Dembele, Prengaj, Silva, Abah, Smaçi, Ernest, Meta, Kola, Zharmuni
Trajner: Bledi Shkëmbi
SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Dumfur, Amadou, Estrela, Doka, Balaj, Frenklin, Shaqe, Dos Santos, Bismark
Trajner: Ernest Gjoka


