Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    Aktualitet May 21, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ka përfunduar zyrtarisht numërimi i votave në Qarkun e Korçës, përfshirë edhe votat e ardhura nga diaspora. Pas përmbylljes së këtij procesi elektoral, kandidati i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka reaguar me një mesazh falënderimi dhe reflektimi për të gjithë mbështetësit e opozitës.

    Në një deklaratë publike, Kaso shprehu mirënjohjen për qytetarët që votuan për PD-në dhe koalicionin opozitar, duke e cilësuar këtë si një mesazh të qartë për nevojën e një drejtimi të ri për vendin. Ai vlerësoi çdo mbështetës që e pa votën jo thjesht si një akt personal, por si një detyrim qytetar ndaj komunitetit dhe të ardhmes së vendit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Ju që folët me familjen, bindët miqtë dhe ngritët zërin aty ku duhej, ishit pjesë e një përpjekjeje që shkon përtej një rezultati elektoral”, u shpreh Kaso.

    Ai falënderoi strukturat e PD-së në të gjitha bashkitë e qarkut – Korçë, Pogradec, Devoll, Maliq, Kolonjë dhe Pustec – për punën e palodhur në kushte të vështira dhe përkushtimin ndaj idealeve të demokratëve.

    Një falënderim i veçantë shkoi për komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit që, sipas tij, punuan në kushte të pabarabarta dhe nën presion të vazhdueshëm, por garantuan numërimin e ndershëm të çdo vote opozitare.

    Në deklaratën e tij, Kaso kritikoi ashpër procesin zgjedhor të 11 majit, duke e cilësuar si të shtrembëruar dhe të manipuluar nga pushteti. Ai akuzoi qeverinë për përdorimin e mjeteve shtetërore, rrjeteve klienteliste dhe presionit për të ndikuar rezultatin.

    “Edi Rama nuk ka mandat legjitim për të qeverisur mbi një votë të përlyer me korrupsion dhe frikë”, u shpreh ai.

    Sipas Kasos, përtej denoncimeve publike dhe ndërkombëtare, opozita duhet të reflektojë edhe mbi dobësitë e veta, të forcojë organizimin dhe të ndërtojë një alternativë të besueshme për qytetarët shqiptarë.

    Ai theksoi nevojën për unitet, transparencë dhe rikthim të besimit brenda Partisë Demokratike, duke iu referuar vlerave të 11 Dhjetorit si rruga e vetme për të ecur përpara me integritet dhe vizion.

    Në përmbyllje të mesazhit të tij, Ivi Kaso falënderoi të gjithë qytetarët e qarkut Korçë për përpjekjen dhe mbështetjen.

    “Faleminderit Korçë! Respekt dhe mirënjohje për çdo votë, për çdo përpjekje, për çdo zë që nuk heshti. Rruga vazhdon. Bashkë!”, përfundon deklarata.

    Ja deklarata e plotë;

    Sot natën përfundoi zyrtarisht numërimi i votave për Qarkun Korçë, përfshirë edhe ato të ardhura nga diaspora.

    Në përfundim të këtij proçesi, dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për të gjithë ata qytetarë që i besuan Partisë Demokratike dhe koalicionit tonë. Zgjedhja juaj ishte një mesazh i qartë: ky vend ka nevojë për një drejtim të ri dhe për politika që vendosin qytetarin në qendër.

    Falenderoj çdo demokrat, çdo mbështetës, që nuk e pa votën si një akt individual, por si një detyrë ndaj komunitetit dhe së ardhmes së vendit. Ju që folët me familjen, bindët miqtë dhe ngritët zërin aty ku duhej, ishit pjesë e një përpjekjeje që shkon përtej një rezultati elektoral.

    Faleminderit drejtuesve dhe strukturave të Partisë Demokratike në Korçë, Pogradec, Devoll, Maliq, Kolonjë, Pustec e gjithë qarkun, për punën e palodhur, pavarësisht mungesave, sfidave dhe presioneve. Përkushtimi juaj është dëshmi se idealet nuk shuhen përballë vështirësive.

    Faleminderit kandidatëve tanë, për fushatën e ndershme, për çdo takim, çdo bisedë dhe çdo derë të trokitur. Nder që ju kishim përfaqësues të PD-së në këtë garë.

    Një falenderim e përulje të thellë për çdo komisioner, vëzhgues dhe numërues, të cilët të palodhur dhe në kushte krejt të pabarabarta, nën një presion të vazhdueshëm, bënë gjithçka që vota e demokratëve të vlerësohej e numërohej si duhej deri në fund! Mirënjohje!

    Në një klimë politike ku makineria e pushtetit punoi për të blerë, frikësuar dhe manipuluar, ju arritët ta mbani të gjallë zërin e opozitës në Korçë. Në një nga qarqet ku u investua fuqishëm për të shtypur ndryshimin, ne qëndruam.

    11 Maji nuk përmbushi standardet më minimale të një gare të drejtë, e aq më pak të zgjedhjeve me standarte në një vend demokratik. Opozita dhe alternativa e saj e shpresës nuk u përballën me një parti a filozofi qeverisëse por me gjithë egërsinë e makinerisë shtetërore të vënë në dispozicion të grabitjes së rezultatit zgjedhor. Ishte një proces i shtrembëruar, i mbushur me manipulime dhe presion të organizuar nga pushteti dhe rrjetet e tij klienteliste e kriminale.

    Detyra jonë tani është e qartë: të dokumentojmë çdo shkelje dhe të kërkojmë drejtësi, si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Edi Rama nuk ka mandat legjitim për të qeverisur mbi një votë të përlyer me korrupsion dhe frikë.

    Por përveç denoncimit, duhet të shohim edhe brenda vetes. Të analizojmë çdo dobësi, të nxjerrim mësime dhe të forcojmë organizimin tonë nga themeli. Vetëm me një reflektim të thellë dhe të sinqertë mund të ndërtojmë një alternativë të besueshme për shqiptarët.

    Partia Demokratike ka nevojë për unitet, për transparencë, për rikthimin e besimit. Ajo që ndërtuam me 11 Dhjetorin, dhe vlerat e atij momenti historik, janë rruga e vetme për t’u kthyer tek qytetarët me integritet dhe vizion të qartë.

    Këto janë momente që kërkojnë maturi, përgjegjësi dhe vendimmarrje të guximshme. Vendimet që marrim sot do të peshojnë gjatë në rrugëtimin tonë si opozitë dhe si forcë shprese për Shqipërinë.

    Faleminderit Korçë! Respekt dhe mirënjohje për çdo votë, për çdo përpjekje, për çdo zë që nuk heshti. Rruga vazhdon. Bashkë!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore pogradec Politikë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.