Një segment i ri i Korridorit VIII është hapur zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve, duke lidhur daljen e fshatit Labinot-Fushë me zonën pas Mirakës.
Aksi i ri rrugor, i cili tashmë është plotësisht i aksesueshëm për qytetarët, është i pajisur me dy korsi që shërbejnë për lëvizjen vajtje-ardhje të mjeteve.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ky investim infrastrukturor, duke bërë të ditur se hapja e këtij segmenti synon të lehtësojë dhe përmirësojë lëvizjen në këtë drejtim.


