Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Përfundon stërvitja “Përpjekja e Përbashkët 2024” në Bizë, ministri Peleshi: Një test real i planeve kombëtare në mbështetje të NATO

    Aktualitet June 29, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, shoqëruar edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Arben Kingji përshëndetën përfundimin me sukses të stërvitjes më të madhe kombëtare të Forcave të Armatosura “Përpjekja e Përbashkët 2024”.

    Në prani të gjeneralëve, komandantëve, ushtarëve, nënoficerëve e oficerëve pjesëmarrës, Ministri Peleshi deklaroi se kjo stërvitje ka rëndësi të madhe për vendin tonë, pasi shërben edhe si një test real i planeve kombëtare në mbështetje të planeve rajonale të NATO-s. “Kjo stërvitje vuri në provë kapacitetet tona reaguese në rast të aktivizimit të Artikullit 5 të NATO-s, atë të mbrojtjes kolektive, gatishmërinë e forcave, aftësitë dislokuese, komandim-kontrollin, sigurimin e pikave të debarkimit detar dhe ajror, sigurimin e infrastrukturës kritike, si dhe zhvillimin e operacioneve mbrojtëse dhe mësymëse të trupave të deklaruara për t’u dislokuar jashtë vendit”, u shpreh Ministri Peleshi.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Referuar mjedist të sotëm të sigurisë, Ministri Peleshi vuri në dukje faktin se në përmbushje të angazhimeve kombëtare dhe atyre të deklaruara në NATO, vendi ynë ka ndërmarrë një sërë procesesh të rëndësishme për zhvillimin e Forcave të Armatosura, për të qenë sa më moderne, profesioniste, dhe të afta për të përmbushur misionin kushtetues dhe tërësisht të ndërveprueshme me vendet e Aleancës.

    “Ne jemi të vendosur për të konsoliduar dimensionin operacional dhe taktik, duke vendosur theksin te transformimi i pandërprerë i forcave dhe kapaciteteve ushtarake. Modernizimi i FA me pajisje moderne, sisteme të mbrojtjes kundër-ajrore dhe kundër-tanke, të vëzhgimit dhe monitorimit të hapësirës ajrore dhe detare, krahas projekteve për përmirësimin e infrastrukturës ushtarake, e bëjnë vendin tonë një aset të rëndësishëm të Aleancës, në mbështetjen e operacioneve në kuadër të shkurajimit dhe mbrojtjes kolektive“, theksoi në fjalën e Ministri i Mbrojtjes.
    Ministri foli edhe për vendimin e fundit të qeverisë për rritjen e pagave për të gjithë efektivët e Forvave të Armatosura.

    “Përfitoj nga rasti për të rikonfirmuar mbështetjen e qeverisë në drejtim të Forcave të Armatosura, nëpërmjet pagave të reja të miratuara së fundmi. Kjo rritje filloi në vitin 2022 dhe aktualisht shkon në 40%, është një premtim i mbajtur dhe angazhim i kryeministrit që pagat e Forcave të Armatosura të rriten çdo vit deri sa të arrijmë nivelin mesatar të vendeve të Aleancës“, theksoi ministri Peleshi.

    Stërvitja “Përpjekja e Përbashkët 2024” që u zhvillua në Bizë, sinkronizoi aftësitë ndërvepruese të niveleve komanduese e drejtuese si dhe ekzekutimin e veprimeve luftarake të trupave në terren. Në këtë stërvitje u angazhuan rreth 2000 trupa, qindra mjete tokësore, anije të Forcës Detare, helikopterë të Forcës Ajrore, si dhe për herë të parë dronët “Bayraktar TB2”.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Qafë Thanë-Aksident me pasojë vdekjen e një shtetaseje gjermane

    May 9, 2023

    Fuat Hoxhallari/ Njeriu që sfidonte me besim të fortë diktaturën

    July 18, 2023

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.