Më 8 nëntor 1941 në qytetin e Korçës shpërtheu demonstrata antifashiste, ngjarje që ka zënë një vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, duke pasuar demonstratën e madhe të mbajtur në Tiranë.
Fashistët përdorën forca të mëdha për shpërndarjen e saj, duke përdorur edhe armët e zjarrit. Rezultat i dhunës fashiste ishte vrasja e Koci Bakos dhe plagosja e shumë demonstruesve të tjerë. Në nder të kësaj ngjarjeje është mbajtur në Korçë një takim përkujtimor.
Të pranishëm në këtë takim kanë qënë veteranë, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve si dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare “Mesonjëtorja e Parë Shqipe” të cilët kanë vendosur buqeta me lule në lapidarin e ndodhur në bulevard “Republika”.