Përmirësimi i infrastrukturës rrugore të fshatrave të Devollit të Sipërm jo vetëm ka rikthyer një pjesë të banorëve në këto fshatra por akoma më tej ka vëmendjen edhe të turistëve vendas e të huaj.
Për ta bërë sa më shumë të aksesushme lidhjen e këtyre fshatrave me fshatin turistik të Dardhës, Qeveria Shqiptare po investon në rrugën Sinicë – Dardhë.
Me perfundimin e rrugës nga Mirasi në Qytezë, Arrze, Sinicë e Dardhë mbyllet edhe investimi në infrastrukturë i qeverisë për një prej krahinave me të njohura jo vetëm të Devollit por edhe atë të Korçës.
Nënkryetarja e bashkisë Devoll tha se përfundimi i këtij aksi rrugor do të sjellë më shumë turistë në gjithë këto fshatra që vitet e fundit për shkak të mungesës së rrugës kanë pasur jo vetëm me pak banorë por edhe turistë.
“Fshatra të Devollit të Sipërm janë pjesë e njësisë administrative Miras dhe fshatrat me një infrastrukturë urbane e ne veçanti banesa karakteristike që mbeten të kërkuara nga turistë vendas e të huaj”– tha Zerina Sinani.


