Sektori i Policisë Rrugore në Korçë ka raportuar për dy aksidente, ku shtetasit E. D., 24 vjeç, dhe O. Ç., 37 vjeç, janë përfshirë në përplasjen e këmbësorëve. E. D., banues në fshatin Belorta, ka përplasur një këmbësor 56-vjeçar, i cili ka shpëtuar pa rrezik për jetën.
Po ashtu, O. Ç., banues në Pogradec, ka përplasur një 58-vjeçar që lëvizte me biçikletë në lagjen nr. 8 të Korçës, gjithashtu pa pasur rrezik për jetën.
Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë;
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Belorta, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur një 56-vjeçar, këmbësor, i cili është jashtë rezikut për jetën;
O. Ç., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 8, Korçë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin N. M. 58 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili është jashtë rezikut për jetën.