Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Personalitete të Korçës, kërkesë Presidentit Macron: Na ndihmoni të rihapim Liceun Francez

    Aktualitet October 18, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kreu i Elizesë: Korça e frymëzuar nga modeli ynë republikan

    Me rastin e vizitës së Presidentit francez Emmanuel Macron në Shqipëri, një grup personalitetesh të qytetit të Korçës, mes të cilësve ish-studentë të Liceut francez të Korçës, pedagogë, artistë, drejtues të pushtetit vendor e studentë i janë drejtuar me një letër. Në këtë letër, teksa renditen arritjet e këtij qyteti kërkohet mbështetje për rihapjen e Liceut francez, këtë herë me një orientim të fortë si qendër e inovacionit dhe teknologjive të reja.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Vizita zyrtare që po bëni pikërisht në këto momente në Shqipëri, e para e një kreu shteti francez në histori, premton shumë për të ardhmen e marrëdhënieve franko-shqiptare. Në të vërtetë, këto janë aq të vjetra, aq te dobishme, saqë, për fat të keq, janë pak të njohura. Për ne, banorët e Korçës, një qytet që që nga fundi i Luftës së Parë Botërore deri në fillimin te Luftes së Dytë krenohej me pseudonimin e tij “Parisi i vogël i Ballkanit”, kjo vizitë ringjall ëndrrat e vjetra dhe një pritje gati shekullore”, thuhet në hyrje të kësaj letre drejtuar Presidentit Macron.

    Vetë Presidenti Macron i kushtoi disa fjalë vlerësuese Korçës, gjatë darkës së mirëseardhjes , organizuar nga Kryeministri Edi Rama, duke konfirmuar në një farë mënyre mbështetjen për këtë kërkesë të intelektualëve.

    “Të gjithë e dinë që republika e shqiptare e Korçës e frymëzuar nga modeli ynë republikan, e shpallur në dhjetor 1916 nën mbrojtjen e ushtrisë franceze ishte tharmi i Shqipërisë modern”, u shpreh Macron.

    “Ende sot varreza ushtarake e Korçës ruan kujtimin e çmuar të sakrificës së Francës, për pavarësinë dhe lirinë tuaj. Këto faqe që kemi shkruar bashkë, ju na jepni shpërblimet më të bukura. Një frankofoni dhe një frankofili e gjallë dhe e veçantë. E në periudhën totalitare frëngjishtja ishte gjuha e huaj që mësohej më shumë në shkollat shqiptare. Frymëmarrje apo shpresë, të gjithë ata që aspirojnë për liri. Liceu i Korçës i themeluar dikur nga Franca ishte gjithashtu një simbol shumë i fortë i kësaj. Aleancat franceze, gjimnazet, licetë, që përfaqësohen nga shumë profesorë këtu vazhdojnë ta përjetësojnë këtë lidhje”, tha ndër të tjera Presidenti Macron.

    Grupi i intelektualëve korçarë shprehen në letrën e tyre se, “Franca i la trashëgim Shqipërisë jo një model për të ndjekur, por një komunitet për të ndërtuar, për të mbështetur dhe për t’u bërë njësh me pjesën tjetër të kombit për të punuar me bujari për zhvillimin e tij afatgjatë”.

    “Trashëgimia e Liceut Francez, e mbyllur pas një sulmi nga pushtuesit fashistë në 1939, ishte e jashtëzakonshme. Ishte dalja e një elite letrash, shkencash, dijesh në përgjithësi, të cilët duke u angazhuar në Rezistencë, më pas, megjithë terrorin e regjimit komunist të vendosur në fund të luftës, në ndërtimin e një vendi në gërmadha, kurrë nuk pushoi së kultivuari shpresën evropiane dhe festoi ribashkimet e ardhshme, në lirinë e gjetur përsëri një ditë, me Francën si udheheqesen e saj. Prestigji i këtij Liceu, nga i cili dolën shkrimtarë, politikanë, shkencëtarë, artistë e deri edhe dëshmorë të mëdhenj, të cilët nuk janë aspak inferiorë perballe bashkëmoshatarëve te tyre në Evropën Perëndimore ne veprimet e tyre në shërbim të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë, nuk e humbi kurrë jehonën e saj në Shqipëri, duke mishëruar përgjithmonë ekselencën franceze dhe simbolin e qëndrueshmërisë së saj”, thuhet në letrën e personaliteteve të Korçës,drejtuar Presidentit francez. Sipas tyre, “asnjë institucion francez nuk ka pasur ndikimin në botë që ka pasur Liceu francez i Korçës në Shqipëri”. 

    “Kështu, në këtë qytet të Korçës, sot kaq të shkëlqyeshme falë zhvillimit turistik, trashëgimisë kulturore, potencialit të rinisë së saj, Franca rrezikon të mbetet si e shkuara”, vijon më tej letra.

    Ndaj ata theksojnë se “është e rëndësishme për të ardhmen që Korça të riintegrohet në rrjetin ndërkombëtar të shkollave të mesme dhe instituteve kulturore franceze, të cilat janë edhe sot, dhe me të drejtë, krenaria e Francës. Autoritetet publike, ne mund të dëshmojmë, po bëjnë thirrje për këtë. E dimë gjithashtu se mund të mbështetemi te kryeministri dhe gjithë qeveria shqiptare. Të jeni të sigurt se kushtet e kërkuara për suksesin e një sipërmarrjeje të tillë sot janë plotësuar më shumë se kurrë më parë. Ju me siguri do të duhet të kontribuoni për këtë me forcën e bindjes dhe vullnetit, sigurisht”. 

    Intelektualët e Korçës, firmëtarë të kësaj letre drejtuar Presidentit Macron i kanë bërë dhuratë një album fotosh nga aktivitete e Liceut Francez të Korçës, të autorit Niko Kotherja.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore Macron
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Buka e vjetër – Florenc Tabaku, Mimi Kodheli dhe Edi Rama

    June 12, 2023

    Pogradec/Shërbimet online “tortura” për moshat e treta dhe jovetëm

    February 22, 2024

    Vinjola Rota, arsimtarja që kërkon të shtojë vlerat parlamentare

    March 14, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.