Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Përurimi i Librit “Porosia e Kullës” të Dr. Pashko R. Camaj në Universitetin “Fan S. Noli”

    Aktualitet June 28, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në ambientet e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë në Universitetin “Fan S. Noli”, u zhvillua ceremonia e përurimit të librit “Porosia e kullës”, me autor dr. Pashko R. Camaj. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Onufri” dhe mblodhi pedagogë, studentë, shkrimtarë, poetë dhe dashamirës të letërsisë.

    Takimin e hapi përgjegjësi i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë, prof. as. dr. Eris Rusi, i cili prezantoi autorin si një personalitet të shquar jo vetëm në fushën letrare, por edhe si sekretar i Federatës Panshqiptare “Vatra” në New York, SHBA.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në fjalën e saj, dekania e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, prof. as. dr. Jonela Spaho, theksoi rëndësinë e librit në ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare në diasporë. Ajo e cilësoi veprën si një rrëfim emocionues mbi ëndrrën amerikane, mallin dhe dashurinë për atdheun.

    Drejtuesi i Shtëpisë Botuese “Onufri”, z. Bujar Hudhri, ndau përvojat e punës me autorin, duke e vlerësuar për talentin dhe modestinë që e karakterizon. Po ashtu, pedagogu dr. Ilir Shyta foli mbi përmbajtjen e librit, duke veçuar tregimet e vërteta të jetës së autorit dhe familjes së tij nga fëmijëria e deri më sot.

    Autori, dr. Pashko R. Camaj, shprehu mirënjohjen për organizimin, ndërsa gjatë takimit u nderua me dy vlerësime të veçanta: nga Klubi i Shkrimtarëve “Bota e Re”, Korçë dhe nga Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, që i dorëzoi Certifikatën e Vlerësimit me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të tij të vyer profesional dhe angazhimit të plodhur publik, që kanë ndihmuar në rritjen e vlerave të komunitetit shqiptar në SHBA.”

    Takimi u pasua nga diskutime të pjesëmarrësve mbi veprën dhe temat që ajo trajton, duke sjellë edhe rrëfime personale mbi jetën larg atdheut.

    Në përfundim, dr. Pashko R. Camaj dhe z. Bujar Hudhri zhvilluan një takim me rektorin e Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Lorenc Ekonomi, ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunime të tjera kulturore e letrare në të ardhmen.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Pashko Camaj porosia e kulles promovim libri Universiteti "Fan S. Noli"
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Puna për Korridorin 8: Nis ndërtimi i tuneleve në kthesat e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd

    November 4, 2024

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.