Për të 6-tin vit me radhë në Kolonjë mbahet kolonia e piktorëve të vegjël, të cilët hedhin në telajo vendet më të bukura të krahinës së njohur
Këtë vit, më tepër se 20 fëmijë kanë zgjedhur të pikturojnë Ersekën, Rehovën, kishat e saj dhe Shelegurin
Ajo që bie në sy është se disa prej tyre tregojnë se pikturën nuk e shohin në të ardhmen si prioritet, pasi sipas tyre, ajo nuk vlerësohet në Shqipëri.
“Kam rreth 6 viteve që frekuentoj kursin e pikturës në Korçë, sot kam vendosur të pikturojnë lapidarin e Kolonjës që tregon dëshmorët që kanë rënë për atdheun. Është hera e tretë, ka pamje që nuk gjen në Shqipëri, në të ardhmen do e shoh si pasion pikturën, këtu në vendin tonë nuk ka zhvillim, unë dua të vazhdoj për mjekësi”– u shpreh një prej tyre.
“Kam rreth 3 vite që pikturoj, zakonisht pikturoj natyrën e qetë. Do bëhem piktore të ardhmen besoj. Sot kam zgjedhur bashkinë e qytetit, pasi duhet të zgjidhnim diçka që përfaqëson qytetin dhe vendosa këtë”– tha një tjetër.
“Unë jam 11 vjeç, vij nga Vranishti, kam filluar që në moshën 9 vjeçare të pikturoj.
Sot po pikturoj këtë pamjen, qiellin, pemët, mali, vjeshta. Më pëlqen shumë Erseka”– th një 11 vjeçar.
“Jam 14 vjeç dhe kam filluar të pikturoj në moshën 12 vjeçare. Po pikturoj pamjen e kishës, dhe pemët e gjethet e vjeshtës.”
“Jam 15 vjeç, pikturën e nisa që e vogël në klasën e tretë. Sot po pikturoj pjesën e cezmes dhe pemët. Vjeshta këtë vit është shumë e bukur. Nuk besoj se jam piktorë në të ardhmen. Me pëlqen arkitektura. Vlerësohet por jo sa ç’duhet”
Pas kolonisë së piktorëve të vegjël, në Kolonjë vijnë piktorë nga gjithë bota për të pikturuar atraksionet turistike të saj