Është pothuajse e papranueshme që në kulmin e sezonit turistik dimëror në qytetin e Korçës të ndodhë një plagosje me armë zjarri, brenda qytetit, në një zonë të banuar.
Por si nisi gjithçka?
Të rinjtë ishin pjesë e një festimi në orët e vona të natës, në një nga lajmet e qytetit. Çuditërisht, rregulli për muzikën live është deri në orën 12:00, por ky sherr filloi në mes të festës pas orës 2:00 të mëngjesit të sotëm.
Nga një investigim, në Korçë, mbrëmë 90% e lokaleve janë mbyllur dhunshëm nga policia (me të drejtë), edhe pse qyteti gëlonte nga të rinjtë edhe pas mesnate. Po ja që policia kishte “harruar” disa lokale.
Po ashtu, të gjitha lokalet në Pazarin e Vjetër, zemra e turizmit në Korçë, ishin totalisht të mbyllura në orën 12:00.
Të sqarohemi, askush në Korçë nuk është dakord me absurditetin e një norme ligjore që vret turizmin dhe ekonominë lokale duke detyruar të mbyllen baret e restorantet në orën 12:00, por përderisa kjo normë është në fuqi, ose përderisa policia nuk harron ta zbatojë, siç bën me ndonjë tjetër, duhet të zbatohet njëlloj për të gjithë.
Jo përveç se shkatërron investimet e shumta në bare e restorante në Korçë, por nxit dyndjen pas orës 12:00 të të gjithë “të ardhurve në qejf” në vetëm një apo disa lokale që trajtohen me mik, e kjo padiskutim do sjellë ngjarje si ajo e mbrëmshmja.
Kjo situatë është e hershme, një lokal mund të mbajë muzikën live deri kur të dojë, e një tjetër duhet ta mbyllë brenda orës 12:00
Përse e ben policia e Korçës këtë?
Kolibri.al i bën thirrje policisë së Korçës të trajtojë bizneset e qytetit me të njëjtin standard e thirrje Agjencisë së Mbrojtjes Policore të hetojë gjithë këtë situatë, pasoja e parë e dukshme erdhi mbrëmë.


