Dy persona nga fshati Libonik i Maliqit janë zënë me njeri-tjetrin. Konflikti i tyre agravoi sa personat u grushtuan midis tyre.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të dhunës
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 32 vjeç, banues në Libonik, Maliq, pasi në fshat, dyshohet se ka goditur me grushte në fytyrë, një 41-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.