Një grindje ka ndodhur në fshatin Ziçisht të Devollit, ku dy bashkëfshatarë janë zënë për çështje lekësh. Një borxh i dhënë para disa kohësh ka sjellë këtë grindje, duke bërë që situata të agravohet. Personat e përfshirë kanë dashur të “rregullojnë” situatën me vetëgjyqësi.
Njoftimi i Policisë;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit F. H., 48 vjeç, banues në Tiranë dhe P. N., 30 vjeç, banues në fshatin Ziçisht, Devoll, pasi dyshohet se 48-vjeçari i ka marrë borxh një shumë lekësh shtetasit P. N., të cilën nuk ia ka kthyer dhe e ka kanosur me fjalë, ndërsa 30-vjeçari, me vetëgjyqësi, kërkon t’i mbajë një pajisje të cilën F. H. ia kishte lënë në ruajtje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.