Një 77-vjeçar është shpallur në kërkim nga familjarët, pasi është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Ngjarja është denoncuar në Komisariatin e Policisë Pogradec nga bashkëshortja e tij, shtetasja F. M., 59 vjeçe.
Sipas kallëzimit, shtetasi N. M. është larguar nga banesa më datë 6 qershor 2025 dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë kontakt me familjen. Policia bën me dije se po punohet për gjetjen e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.