Një festë e cila bashkon një mashkull dhe një femër e që përfaqëson ditën e dashurisë është festuar në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit. Edhe pse nuk kanë partnerë gratë dhe vajzat që vuajnë dënimin aty, kanë festuar, kanë marrë dhurata e kanë kërcyer valle.
Ja çfarë shkruhet nga institucioni
“Dashuria është e vetmja forcë e aftë për të shndërruar qellin me re në dritë plotë shpresë.
Këtë të enjte në ambientet e IEVP Pojskë u zhvillua një aktivitet argëtues në kuadër të Ditës së Shën Valentinit e cila u mëndësua nga një ish e dënuar që mundësoi një dixhej dhe një koktejl për gratë dhe vajzat në konflikt me ligjin të cilat u argëtuan nën tingujt e muzikave të ndryshme.
Ndërkaq në këtë ditë të rëndësishëm u dhuruan edhe pako nga organizata e CFN. Të tjera ditë plotë argëtim dhe shlodhje do të vijojnë të jenë të pranishme në Institucionin e IEVP Pojskë”.