Gjatë një sheri për motive të dobëta, dy të rinj 33 vjeç dhe 41 vjeç kanë goditur me mjete të forta, shishe, një 39 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku për agresorët ka nisur procedimi penal, e ndërsa për të dëmtuarin është dërguar në spital për marrjen e mjekimeve të duhura.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për veprën penale të dhunës
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. B., 33 vjeç dhe G. Zh., 41 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta (shishe) një 39-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


