Një marshim sa i veçantë aq edhe kuptimplotë u zhvillua nga vogëlushët e kopshteve në Pogradec në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.
Këta fëmijë që kanë të gjithë nëna dhe motra zgjodhën që përmes thirrjeve të tyre dhe mesazheve të kërkojnë nga nënat e tyre që të kujdesen për veten, të vizitohen, të luftojnë, të tregojnë kurajo sepse këta fëmijë kanë nevojë për nënat e tyre.
Në parakalimim e tyre në qytet, fëmijët shpërndanë edhe lule tek punonjëset e gjelbërimit, si një formë për duhet të ndërgjegjësohen.
Shifrat e rasteve të diagnostikuara në juglindje me kancer të gjirit janë në rritje, zyrtarisht vetëm në 1 vit janë shënuar 46 raste të reja.