Një nga traditat e hershme të Pogradecit është prodhimi i verës tradicionale dhe shijimi i saj me miqtë e afërt.
Një nga prodhuesit artizanalë të verës, Musa Abrashi tregon se si funksionon gjithë procesi deri në trokitjen e gotave mes miqsh e shokësh.
Historiani Ledjan Zeqollari tregon se vreshtaria në Pogradec është e hershme, ku gjejmë elementë të rrushit deri në shekullin e 5 dhe të 6.
Për të ruajtur traditën e kahershme të zonës së njohur, Bashkia e këtij qyteti për të 30 vit radhazi ka organizuar festën e verës dhe gështenjave.
Për kryetarin e bashkisë Pogradec, ky qytet është i lidhur fort me verën ndërsa degustuesit e saj tregojnë se si ka funksionuar përherë një tavolinë pogradecare, ku në qendër ishte patjetër vera.
Festa e Verës dhe Gështenjave mbahet për dy ditë me radhë, ku qytetarët por e vizitorët kanë mundësi të shijojnë verën tradicionale e atë industriale, nën tingujt e muzikës me këngëtarët më të njohur në Shqipëri