Drejtori i Qendrës Multifunksionale të Pogradecit, Dorian Latifllari, ka reaguar pas debatit të krijuar në lidhje me një lojtare të ekipit të Dinamos, duke theksuar se çështja është “plotësisht sportive” dhe jo mediatike.
“Ne kemi kërkuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit një analizë specifike për lojtaren në fjalë, për të vërtetuar nëse ajo është e përshtatshme për të luajtur në këtë kategori,” u shpreh Latifllari, duke shtuar se çdo ekip ka të drejtë të ngrejë dyshime kur dyshon për avantazhe të padrejta.
Sipas tij, mënyra si është trajtuar kjo çështje në media “ka hedhur baltë padrejtësisht mbi ekipin e Pogradecit”, që aktualisht kryeson kampionatin dhe fitoi ndaj Dinamos me rezultatin 3-2, “falë vajzave dhe mbështetjes së qytetarëve pogradecarë.”


