Pogradeci ka rrëmbyer vendin e parë të Kampionatit të Notit që u mbajt në Sarandë.
Ky kampionat u mbajt në 3 disiplina: për të rinj, femra dhe veteranë. Pogradeci është prëfaqësuar me ekipin e veteranëve profesionistë ku ka arritur të kryesojë me ish notarin Vladimir Mato.
Lajmin e bën të ditur Bashkia Pogradec e cila në një postim të sajin ka përgëzuar fitoren:
Sarandë/Ekipi i notit të Pogradecit, merr vendin e parë në Kampionatin e Notit “Idriz Muço”
Një paraqitje e shkëlqyer e notarëve të Pogradecit të cilët kanë dalë të parët në disiplinën e “Notarëve Profesionistë për Veteranët”.
Vendin e parë të të cilit e fitoi Vladimir Mato.
Urime dhe suksese të gjithë sportistëve.